Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
10 ditë më parë, shkrimtarja e njohur Flutura Açka humbi djalin e saj të vetëm, Jerin, 18 vjeç i cili vuante nga një sëmundje e rrallë. Ndarja e nga jeta e të riut i preku të gjithë dhe në rrjete sociale u shkaktua një zhurmë e madhe pas reagimit të një psikologeje.
Flutura nuk reagoi lidhur me atë çështje, por pas 10 ditësh i është rikthyer rrjeteve sociale me një status rrënqethës.
Shkrimtarja i falenderon të gjithë për ngushëllimet dhe tregon leksionin që mori nga djali i saj: “Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb”
Lexoni më poshtë postimin e plotë të shkrimtares:
“Miqtë e mi të vyer,
Ka ditë që përpiqem të formuloj disa rreshta falenderimi për ju, por e kam patur të vështirë të ulem e të shkruaj, edhe pse jam njeri i stërvitur me fjalën. Lebetia që kalova, dhe po kaloj, e ftoh njeriun me botën, e vetmon zemrën, por vala e dashurisë dhe e merakut njerëzor që më ka rrethuar këto ditë, më ka bërë të ndjej një prani të papërmastë në këtë humbje të madhe.
Nuk e kisha ditur se isha në mesin e një mbrojtjeje të tillë njerëzore, të cilën nga shkujdesja dhe nxiti i përditës, nuk kam mundur ta mas, as ta kuptoj si duhet. Në ditët e pikëllimit tim akut, kjo prani u shfaq me të gjithë peshën, shqetësimin dhe përkorien e vet. E tillë, si e askund. Miq shumë të shtrenjtë të jetës sime, të afërm e familjarë të ngushtë, morën rrugët nëpër Europë të më ishin pranë këto ditë.
Mijëra e mijëra e mijëra e mijëra mesazhe e telefonata, në të gjitha format që shpiku teknologjia, më kanë mbërritur, bashkë me lutjen që t?i ndjej se janë pranë meje. Në të vërtetë, janë pranë meje, dhe unë lutem të gjej qetësinë e duhur që t?u përgjigjem e t?i falenderoj me po atë dashuri që më kanë shkruar dhe trajtuar humbjen time këto ditë.
Lexues, miq që kam takuar në jetën time, qytetarë të thjeshtë që shpesh më kanë ndalur në rrugë, të panjohur të shumtë, të njohur të largët, njerëz publikë me të cilët ende nuk kam mundur të pi një kafe, kolegë shkrimtarë dhe njerëz të kulturës shqiptare, dhe jo vetëm, të tjerë që më kanë ndjekur në qëndrimet e mia publike, miq të tjerë, mesazhet e të cilëve më kanë humbur nëpër rrjetet sociale, kanë ndarë me mua diçka nga pesha e këtyre ditëve, më të rendat e jetës sime.
Secilit prej tyre, më vete, i përcjell falenderimin tim dhe mirënjohjen e thellë, duke ururar të dëgjoj vetëm lajme të gëzuara për secilin prej tyre.
Dikur, diku, kam lexuar se e vetmja gjë tërësisht e jona, është e shkuara. Por im Bir nuk është e shkuara ime, ai është vetë jeta ime. Me këtë ikje të parakohshme, im Bir më rindërtoi si njeri, më mësoi si të fal edhe të pafalshmen, më la të kuptoj se nuk mjafton vetëm të jetosh me dinjitet, por të ikësh nga kjo jetë po aq dinjitetshëm, dhe të përpiqesh të kurosh edhe në ikje e sipër, plagët e parakohshme të qenieve të dashura pranë teje.
Një djalosh i hapur ndaj botës së madhe prej studimeve ndërkombëtare, një europian fanatik dhe fantastik, një holandez i paqtë, feja e të cilit ishin ligji dhe liria, një shqiptar krenar deri në mrekullim, im Bir më dha leksonin më të çuditshëm dhe më të rëndësishëm të jetës sime: Si të gjesh tokën pas shtrëngatës në oqeanin e dhimbjes. ?Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.?
Tani jam e tronditur dhe nën tundimin për ta përbirë brenda meje këtë dhimbje, por kur ju mendoj juve, aq dashuri që më rrethon, trandem dhe kujtohem për kahjen kah duhet ecur.
Fli, Bir, jam mirë! Çfarëdo jete që të kem, ditët e mia të jetës do të jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje. Ti ishte prej atyre që dite të më pasurosh edhe me ikjen tënde, ti vije, dhe vjen ende, era Njeri!”
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po përflitet si ar...
Pak pushime duheshin dhe mesa duket Ermali, Ami, Joeli dhe S...
Prej 11 vitesh, Zamira Kita është drejtoreshë e Teatrit të K...
Eugent Bushpepa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion...
Rita Ora thotë se nuk ka menduar të fyejë askënd me këngën e...
Betejat ligjore në lidhje me të drejtat e autorit mes Apple ...
Dhimbja e kokës është më e përhapur te femrat. Ndërkohë që v...
Një video në rrjetin social “Instagram” mjafton për të ndezu...
Stanija Dobrojevic është kthyer në një yll në “Instagram” me...
Gina Stewart është një gjyshe australiane që shkoi deri në f...
Elementët që e bëjnë një plazh gati perfekt janë të ndryshëm...
Franceska Jace është një prej modeleve më të njohur shqiptar...
Nëse kemi menduar gjithmonë pse djemtë e lindur në dimër jan...
Meshkujt, pavarësisht se mund të tregohen të kujdesshëm, kan...
Teksa nënat janë në pritje të ëmbël kalojnë momente mjaft em...
T’i duash kafshët është një gjë, por t’i njohësh është një t...
Zonja e Parë Melania Trump iu nënshtrua një operacioni serio...
Përveçse ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni mbetet edhe...
Margot Kidder, aktorja që u ngrit në famë si Lois Lane në fi...
Eugent Bushpepa ka plot 28 vite në skenë. Pak e çuditshme ta...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...