web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 maska të thjeshta të përgatitura në kushte shtëpie për flokë të shëndetshëm

9 Maj 2018, 21:25, Lifestyle CNA

Kujdesi për flokët tuaj, duhet të jetë gjithmonë maksimal sepse edhe në kushte shtëpie mund të përgatisim mrekullira. Ndaj futjuni punës për të zbutur, shkëlqyer flokët tuaj!

Përzini 6 lugë gjelle vaj ulliri dhe 4 lugë mjaltë dhe masën aplikojeni në flokë. Maska ndikon në flokë me shkëlqim dhe të butë. Kujdesu që të lani flokët, pas 25 minutave.

Një maskë shumë efikase është ajo e vezës me vajin e ullirit. Përzini dy të verdha vezësh me dy lugë vaj ulliri, pastaj holloje përzierjen me një gjysmë gote ujë. Të gjithë masën, pasi ta kesh përzier mirë, në flokë. Pas 15-20 minuta, laji flokët si zakonisht.

E verdha e vezës është e mrekullueshme për ndriçimin dhe hidratimin e pamjes suaj, por që ka të njejtat përfitime të mrekullueshme për flokët tuaj. Ndaj përzini ½ e avokados me një të verdhë veze dhe mbajeni në kokë përreth 20 minuta.

Vaji i kokosit është i mbushur me antioksidantë dhe vitamina për të ushqyer dhe hidratuar flokët nga mesi i gjatësisë së tyre e deri tek majat. Ndaj vendosni ½ filxhan vaj kokosi të lëngshëm në flokë dhe rezultati do të jetë mbresëlënës.





Lajmet e fundit nga