web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e Punëtorëve/ Minatorët në protestë, ja kërkesat ndaj qeverisë

1 Maj 2018, 09:14, Aktualitet CNA

 

Duke kërkuar sigurinë në miniera dhe statusin e minatorëve, në kuadër të ditës ndërkombëtare të Punëtorëve, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë organizoi një protestë në kryeqytet paraditen e sotme.

Në manifestimin e tyre pranë ?Ushtarit të panjohur?, kryetari i Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit për punonjësit e nëntokës, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.

Nën sloganin ?ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve?, ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave, pasi kushtet e tyre të punës lënë për të dëshiruar.

Ata theksuan se numri i minatorëve që humbin jetën në galeri është i lartë, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar kushte dhe paga më të mira.

Prej vitesh, minatorët e Shqipërisë kërkojnë që t?i jepet statusi, në mënyrë që të garantojnë më shumë mbrojtje dhe të drejta, por një gjë e tillë ende nuk është bërë e mundur.

Ata pretendojnë se atyre nuk u është dhënë statusi, politikisht, duke shkaktuar vonesa në këtë proces.





Lajmet e fundit nga