Njësitet speciale të Maqedonisë vazhdojnë kërkimin e policëve të zhdukur kosovar
Forcat Speciale për Shpëtim të Policisë maqedonase po vazhdo...
Në qytetin e Korçës 70% e punonjësve të policisë kanë dorëzuar materialet e vetëdeklarimit në kuadër të procesit të vetingut.
Bëhet e ditur se kanë qenë juristë dhe punonjës të trajnuar në ndihmë të efektivëve për të plotësuar formularët.
Në një takim me strukturat policore në Komisariatin e Korçës, Ministri Xhafaj ka dhënë një intervistë.
Pyetje: Z.Ministër, si po ecën plotësimi i këtyre formularëve të Vetingut, çfarë po ndodh?
Ministri Xhafaj: Së pari duhet të biem dakord njëherë që vetingu është shumë i domosdoshëm në radhët e policisë, ashtu sikundër është i domosdoshëm dhe po kryhet më së mirë në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
E theksova edhe sot gjatë një forumi për sigurinë qytetare në Korçë, është i rëndësishëm edhe për strukturat e Policisë së Shtetit. Duke qenë një proces pak i ndërlikuar nga pikëpamja e të dhënave që kërkohen, ka vështirësitë e veta, por ne jemi munduar që të ndërtojmë një proces sa më të kujdesshëm. Që do të thotë, e kemi lehtësuar procesin nga të dhënat e panevojshme dhe kryesisht ato që do të duhej të merreshin si dokumente mbështetës, janë ndërtuar që të merren me vetëdeklarim nga punonjësit e policisë.
Së dyti, e kemi bërë të qartë për të gjithë strukturat e policisë për të gjithë ata që do ti nënshtrohen procesit të Vettingut në Polici, në Gardën e Republikës dhe në SHÇBA që do të tolerohen edhe gabime që do të mund të vijnë edhe për shkak të mos plotësimit nga pikëpamja teknike e formularëve përkatës. Komisionet e vlerësimit mund t?iu japin kohë në proces për ti plotësuar gradualisht. E gjithë kjo që thuhet është një më shumë një zhurmë në vlerësimin tim dhe që rrjedh nga fakti që jo të gjithë ata që janë jashtë këtij procesi arrijnë të kuptojnë se çfarë po ndodh brenda procesit.
Ne jemi mundur që përmes Drejtorisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, në Ministrinë e Brendshme, që të mund të jemi sa më transparent në këtë proces, në radhë të parë me mediat, por edhe me qytetarët, por në mënyrë të veçantë me vetë strukturat e policisë. Për ta lehtësuar procesin kemi trajnuar njerëz të posaçëm, oficerë policie në çdo komisariat dhe në çdo drejtori të cilët do të asistojnë kolegët e tyre për t?ua lehtësuar procesin e plotësimit të formularëve dhe të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për pjesën e Vettingut.
Gjithsesi për të kuptuar se çfarë problemesh dhe shqetësimesh kanë punonjësit e policisë, posaçërisht kam ndaluar tani në Komisariatin e Korçës bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin Vendor të Policisë për t?i dëgjuar drejtpërsëdrejti nëse kanë ndonjë shqetësim, ndonjë gjë që duhet ta bëjmë më mirë. Ajo që dua të them është që ky është një ligj që është miratuar në Parlament. Kemi pasur gjithë kohën e nevojshme ne, por dhe të gjithë ata që janë subjekt i këtij ligji për t?u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe për të marrë masat e duhura.
Megjithatë ka kohë dhe ka mundësi që në këtë periudhë të mbetur edhe në ditët në vijim gjëra që mund të rregullohen dhe për arsye teknike të mundësohen në mënyrë që ky të jetë një proces sa më i lehtësuar. Sepse ne nuk kemi për qëllim të kalbim njerëzit për arsye dokumentesh, por kemi për qëllim që këto dokumente të jenë në funksion të nevojës për të bërë skanimin e plotë të të gjithë strukturave të policisë dhe për të ndarë policët që janë në shumicë sipas nesh të ndershëm, të painkriminuar, të pakorruptuar dhe të aftë për të bërë detyrën, nga ajo pjesë e vogël që nuk e meritojnë të vazhdojnë të jenë shërbëtorë të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve në funksionin e Policisë së Shtetit.
Që nuk janë dokumentet në vetëvete ato që e penalizojnë, por janë elementët që lidhen me figurën ato që mund ta penalizojnë x-in apo y-in që shërben në radhët e policisë. Nuk është çështje dokumentesh, është çështje përmbajtje, është çështje sjelljeje, është çështje qasjeje, është çështje vlerash, i gjithë ky proces. Ju do ta shihni që edhe në implementimin e këtij procesi që do të jetë një proces shumë i lehtësuar nga kjo pikëpamje.
Pyetje: Z. Ministër, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër ato 5 prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushë për të vijuar me rrugën e çeljes së negociatave me BE. Tani që kanë mbetur vetëm pak javë deri në qershor, sa të vijë momenti i çeljes së negociatave, çfarë do të presin vendet skeptike të BE-së, do të presin rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, zyrtarë të lartë të arrestuar, eksponentë të krimit të arrestuar?
Ministri Xhafaj: Unë besoj që edhe korrupsioni, edhe krimi i organizuar, nuk është një çështje që goditet me fushata, as një çështje punë orësh apo punë ditësh, përkundrazi. Janë të dyja vepra penale ose ajo lloj veprimtarie kriminale që kërkon një punë goxha të vështirë për ta identifikuar dhe për ta provuar si të tillë. Por nëse e shohim nga pikëpamja e rezultateve, për të gjithë tashmë është i qartë fakti që jo thjeshtë ajo çfarë themi ne, por ajo çfarë thonë Komisioni Europian, është e zeza në të bardhë dhe vlerësimet për atë çfarë është duke u bërë në këtë fushë dhe sidomos në çështje në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, edhe në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, janë pozitive.
Natyrisht ka vend edhe për shumë më mirë dhe ne jemi fort të angazhuar që krahas arritjeve të deritanishme të mund të demonstrojmë më shumë, jo thjesht vullnet dhe angazhim, por rezultate konkrete edhe në muajt që do të vijnë. Pyetje: Këto arritje do të mund të bindin vendet skeptike europiane? Ministri Xhafaj: Besoj se skepticizmi i tyre nuk lidhet thjesht me prioritete. Është një çështje, një debat i madh brenda vendeve europiane, brenda forcave politike të vendeve të ndryshme, sepse përsa i përket çështjeve që lidhen me treguesit që do të duhet të plotësonte është shprehur Komisioni Europian.
Në fund të fundit ai që e ndan se cila është shkalla e plotësimit të këtyre prioriteteve është Komisioni Europian dhe Komisioni Europian e ka dhënë në mënyrë unanime verdiktin e tij për 5 prioritetet. Mbetet pastaj çështje vullneti nga të gjitha vendet anëtare për ta ratifikuar këtë vullnet të Komisionit Europian. Në vlerësimin tim personal, unë besoj se do të ketë një rezultat pozitiv dhe duhet të ndihemi mirë të gjithë për këtë gjë, të gjithë ata që duan ta shikojnë vendin dhe qytetarët e këtij vendi shumë më mirë sesa deri tani.
Forcat Speciale për Shpëtim të Policisë maqedonase po vazhdo...
Himarë- ISHMPU (Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dh...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ftuar...
I pyetur për deklaratën që ka bërë në Gjermani, për çështjen...
Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ po diskutohet ...
Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e mes...
Ngjarja e ndodhur në Kamëz disa netë më parë ku humbi jetën ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, një nga zërat më krit...
Shqipëria ka qenë larg aleancave ballkanike, ka qenë e dist...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha mb...
Ish Presidenti i vendit, Bujar Nishani, është prezent në em...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ftuar...
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapu...
Ministri gjerman i Financave thotë se është optimist për udh...
I ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Taren” në Ora News, kr...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, së një nga zërat më k...
“Më pyetën lidhur me intepretimin e bërë nga komisioni i man...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Ta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...