web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Transportin Qytetas/ Punonjësi i Bashkisë - Qytetarit: Më rr*an l*sht...

30 Prill 2018, 17:40, Aktualitet CNA

Ardhja e temperaturave të larta është kthyer në një makth dhe stres më vete për qytetarët e Tiranës, që zgjedhin për të shkuar në punë apo për të lëvizur nëpër qytet transportin publik.

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në një autobus të linjës Institut-Qendër-Uzina Autotraktori, ku fatorinoja i autobusit numër 18, me targa TR 7128 U, në kundërshtim me kushtet që Bashkia dhe transporti publik duhet të ofrojë, ka shkuar tek shoferi dhe e ka urdhëruar të fikë kondicionerët.

Udhëtarët janë përballur me këtë veprim të paprecedentë e tejet tendencioz, dhe përgjigja e punonjësit të Bashkisë, që duhet të jetë shembull ka qenë shumë brutale, me një fjalor të pistë në mes të autobusit.

Në adresë të CNA.al ka mbërritur një denoncim, sipas të cilit thuhet se, fatorinos i është thënë se do të denoncohej dhe të bëhej publik ky rast por përgjigja e tij thuhet se ka qenë tejet banale.

Në denoncimin në fjalë thuhet:

“Përshëndetje CNA.al! Dua të denoncoj një rast që ka ndodhur sot në orën 13:15 në urbanin e linjës Institut-Qendër-Uzina e Autotraktorit. Fatorinoja i linjës shkoi tek shoferi dhe e urdhëroi të mbyllë kondicionerin, edhe pse ajri ishte shumë i ndotur dhe shumë vapë.

Udhëtarët u revoltuan dhe i thanë se do ta denonconin në pranë Bashkisë dhe do ta nxirnin në medie, por ai u kthye dhe tha: “Të më rr*uani lesht. Këtë të më bëni. Mua më rri sahati 12.”

Pastaj një prej qytetarëve i tha: “Zotëri kërkoni ndjesë për këtë fjalor në mes të udhëtarëve dhe për këtë sjellje të padenjë”.

Përgjigja e tij sërish ka qenë tërësisht banale, dhe me tone të larta: “Ik mos rr*aj lesh! Mua më rri sahati 12, edhe po ta publikosh s’më plas. Hajde ma rr*aj! As më plas fare.”

Qytetarët kanë reaguar por ai ndonëse kishte qytetarë në këmbë, shkoi e u ul në një sedilje dhe qëndronte pa iu dridhur qerpiku. Shpresoj ta bëni publike këtë rast. Ju faleminderit!”

CNA.al denoncon rastin në fjalë, dhe kërkon nga Bashkia e Tiranës dhe organet përkatëse të Transportit Urban, të reagojnë dhe të përkrahin qytetarët, përkundër punonjësve të tyre banalë e perversë. Rastet e denoncimit të të tilla problemeve nuk janë të pakta, ku shpesh herë janë bërë edhe shkak përleshje apo që kanë shkuar deri në plagosje.

Kujtojmë rastin e para disa javëve, ku fatorinoja së bashku me kontrollorin, ka dhunuar dhe therur një udhëtar e janë larguar nga vendi i ngjarjes.

CNA.al denoncon me forcë këtë rast, dhe është në përkrahje të qytetarëve, dhe u kërkon atyre që të denoncojnë çdo rast të tillë abuzimi me detyrën. /CNA.al





Lajmet e fundit nga