LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet pasuria e gjyqtarit të Krimeve të Rënda/ Vettingu i “pret duart” Gurali Brahimllarit?

28 Prill 2018, 08:42, Aktualitet CNA
Zbulohet pasuria e gjyqtarit të Krimeve të Rënda/ Vettingu i

Reforma në Drejtësi synon të sjellë spastrimin nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar në radhët e sistemit që është i ngritur për të bërë drejtësi.

Gjithashtu me ndërmarrjen e kësaj reforme pritet të ndryshojë imazhi i Gjykatave dhe Prokurorive.  Dhe sigurisht që imazhi ndryshon me largimin e të korruptuave nga këto institucione.

Këtë radhë në filtrin e CNA.al, sa i përket deklarimit të pasurisë,  do të kalojë gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Brahimllari. Ndërkaq, CNA.al mbetet i hapur për denoncimet e qytetarëve në lidhje me pasuritë e padeklaruara të gjyqtarëve.

Edhe ato pasuri që kanë deklaruar, janë të paarritshme ndërsa deklarojnë si burim të ardhurash pagat, apo orët jashtë orarit.

Fatmirësisht Vettingu hap pas hapi po ?pret?, duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Përveçse në aspektin pasuror, dihet tashmë se  gjyqtarët dhe prokurorët do të hetohen edhe nga ana profesionale, në lidhje me dosjet që ata kanë pasur.

Sa i përket të dhënave pasurore, bazuar tek Open Spending Albania, gjyqtari Gurali Brahimllari, në fund të vitit 2014 zotëronte respektivisht 57 milionë dhe 54 milionë lekë pasuri.

Ai kishte arritur të katërfishonte pasurinë e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2014, mdërsa të ardhurat kryesore në familjen e gjyqtarit të Apelit të Krimeve të Rënda, Brahimllari vijnë nga bashkëshortja me profesion stomatologe.

CNA.al sjell të detajuar pasurinë deklaruar nga Brahimllari më 23 mars 2017.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, 01.01.2014 – 31.08.2014, 1 131 044 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, 01.08.2014 – 31.12.2014, 462 848 lekë.

Të ardhura nga puna si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, 36 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Bul. ?Bajram Curri?, 432 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e objektit, ish-klinikë dentare në rrugën ?Budi?, 275 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e pasurisë klinikë dentare, si bashkëpronar, 324 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga administrimi i një klinike dentare, 3 767 654 lekë.

Djali, të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë si përgjegjës sektori në Sektorin e Inspektimit të Prokurorisë, 818 222 lekë.

Vajza, të ardhura për periudhën mars-shtator si higjeniste në klinikën ?Lumturi Brahimllari?, 126 000 lekë.

Bashkëpronar me 50 % i një prone me sip. 36 m2 me vlerë, 7 056 500 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 246 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së përbashkët me bashkëshorten në një bankë të nivelit të dytë, 1 300 euro.

Gjendja cash, 800 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 50 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 18 812 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 16 982 euro.

Pagesa mbi tatimin në masën 10 % për të ardhura nga qiratë, 114 000 lekë.

Bashkëshortja, shpenzime për blerjen e aseteve të luajtshme për klinikën dentare, vlera 3 200 euro.

Bashkëshortja, shpenzime për blerjen e një automjeti, ?Audi? blerë 21 000 euro.

Bashkëshortja, pagesa për tatimet, detyrimi financiar i shlyer 109 350 lekë.

Djali, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 420 000 lekë, detyrimi financiar i shlyer, 210 973 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 126 000 lekë.

Vajza, detyrime për pagesën e studimeve në Universitetin Mjekësor në Tiranë, 36 000 lekë.

Viti 2016

Blerja e obligacioneve të thesarit me datë 21.04.2016, në vlerën  1 000 000 lekë, me interes 1.650 (me kupon me vlerë) 8 250 lekë në çdo gjashtë muaj). U përfitua një kupon në datën  21.10.2016.

Nga depozita me afat e krijuar ne datën 05.02.2015, në llogarinë e tij u përfitua interesi prej 16.948 lekë. Në datën 5.02.2016,, kjo depozitë u ripëtëri dhe interesi iu shtua principalit të mëparshëm prej 1 000 000 lekë.

Llogaria rrjedhëse, shtuar me 50 000 lekë, sepse me datë 01.01.2017 ishte gjendje shuma 93 943 lekë, ndërsa në datën  31.12.2015, kishte gjendje rreth 43 000 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse në shumën 167 321 lekë. Në këtë llogari kalon paga,  nga institucioni, nga shpërblimet si ekspert në shkollën e  magjistraturës dhe nga pjesëmarrja në Komisionin e MDBD.

Gjendje cash në shumën  400 000 lekë (vlerë e cila ëhstë tërhequr me datë 27.12.2016). E krijuar me të ardhurat nga paga si gjyqtar, qiraja e pasurive dhe të ardhurat familjare përgjatë vitit 2015.

Është pakësuar llogaria e përbashkët me bashkëshorten, në shumën  3 125 euro, sepse në datën 31.12.2016 ishte gjendje shuma 8 553.52 euro, ndërsa në datën 31.12.2015 ka qenë 11 678 euro. Vlera prej  3 125 euro është shpenzuar për pagesën e kësteve të kredisë për shtëpinë në Sauk.

Të ardhura nga paga si gjyqtar

Nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, gjatë vitit 2016 në shumën  1560000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në një komision shtetëror i caktuar nga KLD në qershor të vitit 2013, për periudhën  gush 2016-qershor 2017, në shumën  140 250 lekë.

Të ardhura në formë diete nga pjesëmarrja në konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e dëshmitarëve të zhvilluar në Srajevë në shumën 40 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë dhe klinikës dentare në shumën 612 000 lekë.

Për kredinë e marrë në maj të vitit 2009, në shumën 50 000 euro, gjatë vitit 2016 u pagua kësti prej 668.5 euro në muaj. Gjithsej për këtë kredi është paguar shuma 8 022 euro. Principali i mbetur nga kredia, në vitin 2016 është në vlerën 3 908 euro, ndërsa ka përfunduar e e tëra në muajin qershor të vitit 2017.

Pagesë tatimi  për shumën  720 000 lekë me vlerë 108 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Lumturie Brahimllari

Shtuar llogaria rrjedhëse me 130 000 lekë.

U përftuan interesa bankare në vlerën 59 69 dollarë nga depozita me afat 12 muaj. Kjo llogari ishte krijuar me 24.11.2015 me shumën  8 000 dollarë. Depozita u përsërit dhe interesin që përftohet gjatë vitit 2017 ishte  72.83 dollarë.

Në llogarinë e biznesit, klinikë dentare u shtua llogaria me  8 018 euro.

U ndryshua dhe u pakësua me shumën rreth 21 238 lekë. Llogaria e biznesit ndryshoi nga 599 305 lekë, në datën 31.12.2015 në shumën 578 067 në datën 30.12.2016.

Të ardhura nga biznesi privat  neto sipas bilancit në shumën 2 053 585 lekë, ndërsa të ardhura neto faktike nga i njëjti aktivitet tregtar në shumën  2 630 920 lekë.

Të ardhurat e djalit Mirjon Brahimllari

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Ministrinë e Drejtësisë, përgjegjës sektori në sektorin Inspektimit të Prokurorisë në shumën 834 230 lekë.

Të ardhurat neto nga angazhimet në projekte të IDRA ?s në shumën 20 000 lekë dhe nga SSCI, në shumën 12 000 lekë. Gjithsej, 32 000 lekë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga