web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Zyrtari i lartë i PD-së fiton gjyqin me ministret e Bashës

20 Prill 2018, 09:03, Aktualitet CNA

Gjykata e Faktit në Tiranë ka hedhur poshtë padinë që dy ministret teknike të Lulzim Bashës, Helga Vukaj dhe Xhuljeta Kertusha bënë pas një shkrimi që Gjergj Lezhja, një nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, bëri në atë kohë në CNA.al (CityNews Albania).

Akti, pra vetëpadia është një rast unik për Partinë Demokratike në 27 vite, ku zyrtarë të PD-së që përfitojnë karrige pushteti pa asnjë kontribut, padisin pas një shkrimi politik një zyrtarë të lartë të partisë.

Gjergj Lezhja është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës, një nga njerëzit që ka kontribute politike në qeverinë e parë të PD-së, më pas tetë vite si zyrtarë dhe drejtues i organizimit të PD-së, më tej Lezhja zgjidhet zv.ministër i Brendshëm në kohën e betejës së qeverisë Berisha kundër krimit, më pas është sekretar i përgjithshëm dhe krahu i djathtë i Berishës në kryeministri. Në vitin 2013 është këshilltari i presidentit Nishani për sigurinë.

Pas disa qëndrimeve publike dhe politike kundër Lulzim Bashës dhe kastës së tij elektorale, Lezhja i duhej të përballej në gjykatë me dy ministre teknike të Lulim Bashës, të cilat kurrësesi nuk kishin peshën politike të Lezhjes.

Artikulli i kësaj kohe, që po e sjellim më poshtë ka qënë një qëndrim i qartë i tij politik, si janë përfituar ato poste, akuza të bëra fort edhe nga kritikët e Bashës, se postet e ministrave dhe deputetëve ishin shitur nga kreu i PD-së dhe njerëz afër tij.

Basha pas padisë së ministreve të tij?!

Ka pasur në fakt një tentativë të Lulzim Bashës për të detyruar ish-ministret e tij teknike që të tërhiqen, por jo vetëm që ato nuk janë tërhequr, kanë çuar çështjen deri në fund në Gjykatën e Faktit, ku kanë humbur dhe më tej e kanë ankimuar në apel. Larg qoftë nëse ndodh si zakonisht me Bashën që ndryshe flet me njërën palë e ndryshe me palën tjetër, gënjeshtra kudo dhe ngado, a mund të ketë pajtim në PD duke përdorur të tillë skenarë?

Dhe pajtim nuk mund të ketë në rast se zyrtarët e partisë, ata me kontribute dhe vlera politike do të përplasen me të sjellët e Bashës në dyert e gjykatave. Në kohën e Berishës ka pasur kritika të ashpra mes palëve, edhe më të ashpra se këto të Lezhjes, edhe më të ashpër se shkrimet në media, por kurrësesi nuk lejohej që për të tilla gjëra palët të shkonin drejt gjykatës. Kishte një pakt të heshtur që përtej përplasjeve dhe kritikave i mbante bashkë trupen elektorale të PD-së.

Kjo histori tregon edhe një herë degradimin moral, por edhe organizativ të Partisë Demokratike, ku dy ministre të përkohshme teknike, të vëna në poste në mënyrë krejt të dyshimtë, padisin një zyrtar të lartë të partisë sepse tha shqip dhe hapur se nuk kanë kapacitetet e duhura për të mbajtur atë post.

Gjyqin e humbën. Trupin po e hanë me bukë Lulzim Basha dhe ata që i vijnë nga pas. Ndoshta Berishës i shkon shumë shprehja e një filmi shqiptar ?shiko o gjysh i madh si po të digjet kulla?./ CNA.al

Nga Gjergj Lezhja/Basha një hileqar





Lajmet e fundit nga