Connect with Us

Spektakolari Klevis Balliu/ Deputeti më serioz i Lulzim Bashës

Aktualitet

Spektakolari Klevis Balliu/ Deputeti më serioz i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Klevis Balliu është një nga deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, si përfaqësues i listës Basha në Qarkun e Korçës dhe si dhuratë për Pogradecarët në veçanti.

Klevisi që në media raportohet si “çuni i Fahriut”, është bërë mjaft popullor falë gafave të vazhdueshme që thotë, pothuajse në çdo dalje mediatike apo në çdo postim në rrjetet sociale. Balliu ka arritur ti marrë primatin edhe Nard Ndokës, për “perlat” që lëshon në studiot televizive.

Politika ka kontribuuar në CV-në e Klevisit, për shtimin dhe pasurimin e gafave që krijojnë hilaritet në opinionin publik. Dikush ka thënë që Fahriu i “shkretë” ka shpenzuar jo pak, por 300 mijë dollarë që ta shkollonte djalin në Angli dhe Klevisi mësoi vetëm anglisht.

Gafa më e fundit dhe freskët e dalë nga goja e  “çunit të Fahriut”, është bërë një natë më parë në lidhje me çeljen e negociatave për liberalizim të vizave. Në studion e emisionit “360 gradë”, Balliu ka thënë: “Rekomandimi është gjë e mirë, se duhet për integrimin.”

CNA.al sjell  disa nga gafat më pikante të prodhuara nën kostumin e deputetit nga “çuni i Fahriut”. Që në kohën kur prezantonte veten për deputet, gjatë fushatës elektorale, Balliu u evidentua për gafa, që në fakt tregojnë edhe kapacitetin dhe “justifikojnë” shumat që Fahriu ka përdorur për shkollimin e tij.

Gjatë fushatës ai premtoi se më 25 qershor do të kontribuojë që nga liqeni i Pogradecit të lindë dielli demokratik.

Për të vijuar më tej, kur është shprehur se të qenurit deputet është një profesion që “raprezanton” e përfaqëson hallet e njerëzve.“Përshkrimi i profesionit të deputetit është që të raprezantojë, të përfaqësojë problematikat e njerëzve”, ka thënë Klevis Balliu. Sa është lodhur për ta thënë.

Po, gjatë fushatës zgjedhore, Klevis Balliu sulmoi jo pak kryebashkiakun e Pogradecit, pa e ditur se ai është i Partisë Demokratike.

Kulmin e gafave, Balliu, e ka arritur  në emisionin e Blendi Fevizut, ndërsa ka folur në lidhje me librin e ri që është botuar mbi sekretet e ‘’Shtëpisë së Bardhë” dhe Donald Trump-in. Ai  në një moment është shprehur se: “Ky libër është bërë para se të botohet”. Ndoshta për çunin e Faros librat botohen pastaj shkruhen.

LEXO EDHE:  Protesta e Astirit/ Çuni i Fahriut: Rama jeton si mafioz

“ Çuni i Fahriut”, i cili paguhet si ligjvënës, ka shokuar edhe Kuvendin dhe mbarë opinionin publik me gafat e tij. Me një pamje të lodhur dhe të përgjumur, ai është paraqitur në një nga seancat parlamentare të fillim-vitit,  ku ka tentuar të flasë për turizmin dhe investitorët, por në fakt ka përfunduar në ciklin “Bagëti e Bujqësi”. “Nuk ka asnjë investitor në turizëm. Çka na mungon, klima, çka na mungojnë malet….”, është shprehur Balliu.

“Shkëlqimi” i Klevis Balliut në studiot televizive, nuk njeh kufi. Në një debat në emisionin “Byro Politike” në televizionin ABC News, Balliu është shprehur se Ligji i Luftës me Greqinë nuk është problem për Shqipërinë por për Greqinë.

 Para pak kohësh, deputeti i Lulzim Bashës, ka publikuar në rrjetet sociale një video me disa fëmijë që thërrasin “Lulzim Basha”, vepër kjo në shkelje të ligjit. Është e kundërligjshme dhe njëherë e turpshme që të mbledhësh dhe të përdorësh fëmijët për fushatë politike.

Klevis Balliu, djali i Fahriut është shndërruar tashmë  në një personazh më vete, me bëmat e tij gjatë që nga fushata elektorale dhe deri më sot.

Tani s’na ngelet gjë tjetër veçse të shpresojmë që çuni Fahriut të garojë për poste të rëndësishme drejtuese në PD. Ai ka shkëlqyer dhe merriton të jetë krahu i djathtë dhe me detyrë të rëndësishme politike në PD.

Një kujtesë e vogël, ende nuk e dimë a e ka gjetur babain e vërtetë Klevis Ballliu, pas fjalës të tij në parlament, pak kohë më parë kur tha se “baballarët tanë rrëzuan etërit tuaj”. Në fakt në atë kohë babai i Klevisit i shërbente Hekuran Isait dhe Ramiz Alisë. Kur ta gjejë le të na sqarojë dhe ne si qëndron kjo punë.

Suksese Klevis lart e më lart. Faleminderit Lulzim Basha që iu dhe shqiptarëve një kapacitet intelektual si Klevisi./CNA.al

https://www.cna.al/2018/04/17/cuni-i-fahriut-ia-merr-ne-kthese-nard-ndokes-ja-perla-e-radhes/

https://www.cna.al/2018/01/25/shkelqen-cuni-i-fahriut-ne-kuvend-kerkohet-deshifrues/

Kërkohet babai i vërtetë i Klevis Balliut

 

Çuni i Fahriut sulmon Bashën/ Publikon videon ku shfaqet i përgjakur me Ramën dhe Lu

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Digjet një banesë në mes të Korçës/ Tre zjarrfikëse në luftë me flakët

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët vila 3-katëshe në Fier

Një shtëpi private në Korçë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.

Mësohet se banesa dy-katëshe ndodhet në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se flakët kanë mbuluar banesën, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Dyshohet se banesa ka shpërthyer në flakë për shkak të pakujdesisë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

LEXO EDHE:  Habit çuni i Fahriut/ Sorosi urdhëroi Ramën të sulmojë Trumpin

LEXO EDHE:  Çfarë mund t’i shohin shqiptarët sonte opozitës, në media

Sakaq, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Publikuar

-

Nga

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aferën e incineratorëve që ka grabitur miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sejamini tha se akuza e ngritura për incineratorët nuk kanë atë impaktin që duhet në publik. Ai tha se shqiptarët nuk tërhiqen shumë nga çështjet ekonomike, por kënaqen duke parë fabula si ajo e çështjes së kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë javë kaloi buxheti i shtetit që kishte shumë probleme. Bëra 1-2 emisione por është e pamundur të marrësh interesin e shikuesit. Shqiptarët kënaqen duke parë këto fabula. Njerëzit presin çdo moment se çfarë do ndodhi, është bërë si ndeshjet e futbollit por nuk ka lidhje me interesin tonë. Këto të gjitha nuk do lënë gjurmë të madhe tek zgjedhjet, njerëzit prapë do shkojnë të votojnë si militant. Këtu është shumë e thjeshtë të hedhësh në treg fabulla të tilla, një gjë është e vërtetë që ti e hedh për të tërhequr vëmendjen dhe e tërheq vëmendjen”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti deklaroi se opozita duhet ta trajtonte më fort kauzën e incineratorëve dhe nuk duhet ta linte që të zbehej kaq shpejt.

LEXO EDHE:  Habit çuni i Fahriut/ Sorosi urdhëroi Ramën të sulmojë Trumpin

LEXO EDHE:  Çfarë mund t’i shohin shqiptarët sonte opozitës, në media

Mund të luhej pak më bukur, ka shumë elementë të fshehtësisë. Është bërë një kompani. Në Elbasan ka filluar, në Elbasan është e veçantë. Një person anonim merr një kompani të sapokrijuar dhe vë në lëvizje gjithë qeverinë. Kush i ka blerë? Kush i ka bërë?”, theksoi Sejamini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Covid-19 është përhapur masivisht edhe në shkolla, duke bërë që disa prej tyre të mbyllen.

Mësohet se sot është vendosur të mbyllet edhe shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ në Sarandë.

Raportohet se mbyllja e shkollës ka ardhur pas rasteve të shumta me COVID-19.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se deri tani në këtë shkollë janë infektuar 5 mësues, një sanitare dhe një roje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE