Rekomandimi për hapjen e negociatave/ Bushati: Një ditë e madhe për Shqipërinë
Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërin...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO-s dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA u prit nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
?Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj?, deklaroi sekretari Mattis në nisje të takimit mes dy delegacioneve.
Ai falenderoi Shqipërinë për angazhimin në NATO dhe përfshirjen në të gjitha operacionet e Aleancës.
?Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë por në të gjitha aspektet e për këtë do të keni gjithmonë ndihmën tonë?, vijoi më tej sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Ministrja Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare falenderoi sekretarin Mattis për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Forcat tona të Armatosura për misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit, stërvitjen dhe stërvitjet për personelin tonë ushtarak; ndihmën e zhvillimit të aftësive të cilat kanë qenë të gjitha të rëndësishme për të përgatitur ushtritë tona për sfidat që paraqesin mjedisin e sotëm të sigurisë.
?Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë.
Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik.?, nënvizoi ministrja Xhaçka.
Më tej, ministrja e Mbrojtjes u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA-ve ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.
?Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO-s. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim?, tha ministrja Xhaçka.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra por edhe me angazhime se është një aleat i denjë./CNA.al
Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërin...
Komisioni Evropian arrin në përfundimin se hapja e negociata...
Seanca dëgjimore e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim B...
Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, i ftuar sot në Report Tv, komen...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i akordoi në një...
PD ka sulmuar sërish Prokurorinë për mbajtjen në arrest të 1...
Shqipëria sot pret dritën jeshile nga BE –ja në lidhje me çe...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, po zhvillon një vizitë zy...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një d...
Para nisjes se seancës të posaçme dëgjimore nga Komisioni i ...
Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka komentuar sot situatën politik...
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar pas videokonferen...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Kryeministi Rama, së bashku me ministrat Damian Gjiknuri dhe...
Presidenti Meta ka uruar për fitoren Presidentin e zgjedhur ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Është ndarë nga jeta pasditen e djeshme një ndër studentët e...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili me anë t...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm, ka nisur një proç...
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme në selinë blu, ku u di...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...