web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen deputeti demokrat: Rama nuk do gjejë qetësi derisa...

16 Prill 2018, 10:50, Aktualitet CNA

Deputeti i PD, Edi Paloka në një dalje për mediat paraditen e sotme ka hedhur të tjera akuza ndaj kryeministrit Rama në lidhje me arrestimin e protestuesve në Kukës, ndërsa ka paralajmëruar kreun e qeverisë se nuk do të gjejë qetësi deri në lirimin e tyre.

?Qytetarët e Kukësit u rrëmbyen në mes të natës, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me të drejtat e njeriut, në mënyrë shtazore. Në një mënyrë që asnjë shtet kriminal dhe diktatorial nuk mund ta bëjë.

Pas ketij akti, prokuroria guxoi dhe falsifikoi orën se kur u rrëmbyen. Qytetarë të pafajshëm u rrëmbyen në kundërshtim me ligjin dhe me të drejtat themelore të një vendi demokratik.  Në si opozitë në çdo moment do jemi në krah të qytetarëve kuksianë. Derisa i fundit të lirohet nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën.- u shpreh deputeti demokrat Edi Paloka.

 





Lajmet e fundit nga