web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza të forta ndaj Arta Markut/ Rama: Të paditet për shpërdorim detyre

16 Prill 2018, 10:10, Aktualitet CNA

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka deklaruar sot se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku duhet të paditet për shpërdorim detyre lidhur me arrestimin e 11 protestuesve për shkatërrimin e pikave të kalimit në Kalimash.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se ?Edhe pse Rama thotë se policia i ka arrestuar kuksianet pa patur në dorë urdhër-arrestet e Prokurorisë, ai i fundit gjithsesi vesh me përgjegjësi Arta Markun për këtë, pa e argumentuar konkretisht se cila është shkelja e saj.?

Rama del në përfundimin, se duke qenë se ndaj protestuesve ka patur një komplot shtetëror, populli duhet të mbrohet vetë ndaj kësaj padrejtësie.

Statusi i plotë:

Përsëri për qytetarët protestues në Rrugën e Kombit:

Mbajtja në burg e kuksianëve – krim shteteror!

Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në ?Rrugën e Kombit?.

Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale!

Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë fallsifikuar dokumentat zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën!

Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim.

Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth ores 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia.

Një precedent i rrezikshëm, një akt unikal e i pashembullt, për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithëshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të deryrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ndaj, sipas Kodit të Procedurës Penale, meqenëse është subjekt i posaçëm, për të duhet bërë menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të rënda! Dhe për të tjerët, drejtuesit vendorë të policisë e prokurorët shërbëtorë që në bashkëpunim janë pjesmarrës në këtë krim, duhet bërë kallëzim në prokurorinë më të afërt me prokurorinë e Kukësit, për fallsifikim të dokumentave zyrtare në bashkëpunim!

Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit e një tufë me komisionerë e zyrtarë që vegjetojnë nëpër zyra me gjithëfarë emrash sugjestionues si për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen nga diskriminimi apo organizime të të ashtuquajturës shoqëri civile duke filluar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e me rradhe, duhet të ngrihen në alarm! Menjëherë dhe pa asnjë hezitim!

Eshtë shkelur Kushtetuta, janë shkrelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut!

11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg!

Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!





Lajmet e fundit nga