web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goxhaj akuza Avokates së Popullit/ “E zgjodhi Basha, mban në burg kuksianët”

16 Prill 2018, 17:28, Aktualitet CNA

Pas rezistencës që bëri para zyrës së Avokates së Popullit, pasditen e sotme, avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, duke e cilësuar si pengesën kryesore për lirimin e Kuksianëve.

I ftuar në studion e lajmeve të ?Syri.net?, Goxhaj u shpreh se Ballanca nuk po u jep provat me vulë të cilat do të përdoren në Gjykatë për të treguar se kuskainët janë arrestuar gabimisht.

?Ju garantoj me plot gojën se të gjithë protestuesit e Shqipërisë që kemi marrë përsipër i kemi nxjerrë në Shkallë të parë nga burgu, ne do të kishim mbaruar punë një javë para, nuk na la Lul Basha. Avokatja e zgjedhur prej tij nuk na jep provat. Nuk lirohen protestuesit me avokat partie. Asnjë provë nuk ka dërguar avokatët e PD-së në gjykatë?, u shpreh Altin Goxhaj.





Lajmet e fundit nga