Connect with Us

Nga kamarier në luks të shfrenuar/ Ku i gjeti paratë Lulzim Basha?

Aktualitet

Nga kamarier në luks të shfrenuar/ Ku i gjeti paratë Lulzim Basha?

Publikuar

-

Politikanët shqiptarë nuk ia dinë limitet pasurisë. Çdo  ditë shumë prej tyre, të veshur me kostumin e politikanit, flasin për varfëri, flasin për një fenomen që nuk e kanë prekur kurrë.

Një ndër ta është edhe shefi i Opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, është katapultuar në një politikan me pasuri përrallore.

Me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, dhe me plot pasuri të tjera të patundshme, Lulzim Basha, ngre çdo ditë zërin për varfërinë e qytetarëve.

Është tejet ironik dhe manipulues, fakti që një njeri i zhytur në luks, të vërë maskën e politikanit që ndjen keqaradhje për skamjen, ku jetojnë një pjesë e madhë e qytetarëve të Shqipërisë.

Në vitin 2015, kreu i PD –së  Lulzim Basha, në një emision televiziv pranoi se pasuria e tij është mbi 1 milion euro dhe se kjo pasuri është vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj.

Por pavarësishtë këtij pohimi, ai kurrë nuk ka dhënë një përgjigje se si e bëri atë pasuri marramendëse që përpara hyrjes në politike.

Rikujtojmë se në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, deklaronte shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro.

Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë.

CNA.al sjell pasurinë e  “çmendur” të Bashës nga viti 2005 deri në vitin 2016, referuar të dhënave të Opend Spending Albania dhe formularëve të deklarimit të marrë pranë ILKDKPI-së.

Basha asnjëherë nuk ka dhënë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri, madje ai nuk ka dhënë sqarime  edhe në kohën kur mediat raportuan se ndërkohë që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, ushtronte edhe dy punë të tjera.

Në deklaratën e tij të pasurisë, së vitit 2014, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EËCP.

Kështu, në vitin 2014,  në kohën që Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, të ardhurat e tij shkonin në shumën 1.5 milionë lekë nga rroga si kryetar bashkie dhe 26 mijë euro të ardhura si rrjedhojë e dypunësimit në Holandë.

Ndërsa në total,  pauria e Bashës në vitin 2014 shkonte në 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj.

Deklarata e pasurisë së Bashës  është bërë shpesh objekt debatesh, pas akuzave të kampit të majtë për fshehje të pasurive, mirë po deri më tani nuk është hapur ndonjë procedurë hetimore ndaj tij.

Viti 2005

Pronar me 100% i një shtëpie banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden.

Pronar me 100% i një apartamenti në Tiranë në vlerën 205 000 dollar.

Pronar me 100% i një apartamenti në Durrës në vlerën 33 000 euro.

Bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.

Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.

Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një trualli me sip. 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.

Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollar.

Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.

Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.

Pronar me 100% i një pikture në vlerën 6 500 euro.

Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 5 200 euro.

Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 4 500 euro.

Pronar me 100% i një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro.

Pronar me 100% i një servis porcelani në vlerën 6 800 euro.

Pronar me 100% i aksioneve në NASDAQ në vlerën 18 000 dollar.

LEXO EDHE:  Balla kallëzon në Prokurori Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

Kredi bankare me principal 204 000 euro, interes 4.2% dhe afat maturimi 7 vjet, për të cilin ka mbetur ende pa shlyer një vlerë prej 198 000 euro.

Paga dhe shpërblime në vlerën 588 180 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 12 000 euro.

Viti 2006

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në vlerën 1 907 700 lekë.

Shpërblime si Nënkryetar i KRRTRSH në vlerën 80 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Aurela Isufi paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 49 512 euro.

Bashkëshortja zonja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, në të cilin është bashkëpronare me 33%.

Detyrime të papaguara në vlerën 200 482 euro për rentë për hipotekën e shtëpisë në Hollandë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 800 euro për qira banese.

Detyrime të paguara në vlerën -8 772 euro për rentë për hipotekën e shtëpisë në Hollandë.

Bashkëshortja zonja Aurela Isufi detyrime të paguara në vlerën -5 000 euro për apartament në Durrës.

Viti 2007

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në vlerën 5 211 200lekë.

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 10 469 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga në vlerën 51 391 euro.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.

Të ardhura nga shitja e banesës në Hollandë në vlerën 257 500 euro

Detyrime të paguara në vlerën -35 000 dollar për kredi për apartamentin në Tiranë.

Detyrime të paguara në vlerën -199 726 euro për kredi për shtëpinë në Hollandë.

Detyrime të paguara në vlerën -10 407 euro për shlyerjen e rentës për shtëpinë në Hollandë.

Viti 2008

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 1 611 924 lekë.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 29 753 euro.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për blerje e një apartamenti në Kavajë, për të cilin është bashkëpronare me 50%.

Viti 2009

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 1 143 730 lekë.

Paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm në vlerën 495 035 lekë.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 11 389 euro.

Viti 2010

Paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm në vlerën 1 652 127 lekë.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 14 038 euro.

Viti 2011

Paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie në vlerën 734 162 lekë.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha përfitime afatshkurtra lejelindje në vlerën 10 808 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 699 352 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë. Pjesa e Znj. Basha është 25%.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 650 222 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes për shërbime si PR consultancy nëpërmjet fondacionit EËPPP 22 000 euro

Viti 2014

Të ardhura nga paga neto si kryetar i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014, 1 520 008 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Aurela Basha, të ardhura nga paga si drejtuese e programit EËCP (Head of Programs, EËCP) Holandë (part – time), 26 040 euro.

Viti 2015 pas largimit nga funksioni i kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Të ardhura nga paga si kryetar i Bashkisë së Tiranës, (01.01.2015 – 29.07.2015.), 1 267 273 lekë bruto.

Bashkëshortja, Znj. Aurela Basha, të ardhura nga paga si drejtuese e programit EËCP (Head of Programs, EËCP) Holandë (part – time), 25 738 euro.

Viti 2016

Të aedhura nga paga si kryetar i Partisë Demokratike nga 1 janar deri më 8 shtator 2017 në shumën 923.200 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si drejtuese programesh në EËCP nga 1 janar 2017 deri më 8.09.2017

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Fitorja e Bashës/Reagon ashpër Topalli: “Kali i Trojës” mbushi kutitë

LEXO EDHE:  Fitorja e Bashës/Reagon ashpër Topalli: “Kali i Trojës” mbushi kutitë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Balla kallëzon në Prokurori Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

LEXO EDHE:  Ironia therëse e Altin Goxhajt/Dështon cirku i Sorosit Basha-Selami, nuk shiten biletat

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: