Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin kundër çdo padrejtësie.
?I bëj thirrje çdo shqiptari që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim. Reagimi i secilit do të jetë goditje fatale për këtë regjim grabitqaro-kriminal që kemi në krye të vendit.?- u shpreh kryedemokrati Basha.
Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha në Parlament:
Sot është dita e 13-të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. 11 njerëz të varfër, të shpërfillur, të dhunuar, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre nga policia dhe nga prokuroria politike Rama-Marku janë në burg. Ky kryeministër, i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë, i do në pranga 11 kuksianët dhe gjithë kuksianët e ndershëm. Ky parlament që mbron me zell trafikantin ndërkombëtar të drogës Saimir Tahiri, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm.
Ky kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratiset Arben Çekën e 613 kg kokainë kolumbiane, i duan të shtypur kuksianët dhe të gjithë qytetarët që ngrejnë zërin.
Ky kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge i duan në burg baballarët dhe vëllezërit në familjet e thjeshta shqiptare dhe kuksiane.
Njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i një këtij parlamenti që ka treguar se nuk ka problem as vrasësit, as përdhunuesit, as kriminelët por nuk mund të tolerojë ata që ngrejnë zërin për të drejtat dhe dinjitet.
Nga ky parlament dua t?iu drejtohem sot të gjithë shqiptarëve, dua t?i drejtohem sot të gjithë qytetarëve: Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg, liria dhe dinjiteti i tyre janë ende të dhunuar, ndaj nuk duhet t?i harrojmë. Sepse harresa dhe indiferenca e njerëzve janë ato që i mundësojnë autokratëve të dhunojnë dhe plaçiksin popullin e tyre.
Indiferenca, heshtja, frika, hezitimi ynë janë fuqia më e madhe e plaçkitësve të inkriminuar si Edi Rama. Ndaj sot dua t?i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që këto ditë ngritën zërin dhe të gjithë atyre që protestuan kundër qeverisë dhe policisë shtypëse, në mbrojtje të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të kuksianëve dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm.
Aty, ne ishim dhe jemi të gjithë kuksianë, sepse jemi të gjithë shqiptarë, sepse jemi të gjithë njerëz.
Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, treguan se në këtë vend ka ende kurajo. Por mbi të gjithë ata i qëndruan besnik një të vërtete të madhe, që aq mirë e ka përkufizuar Marthin Luther King Jr: Padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo.
Padrejtësia ndaj kuksianëve është kërcënim për drejtësinë në çdo cep të Shqipërisë. Siç ishte padrejtësia ndaj banorëve të Shkozës dhe Himarës që ju shembën shtëpitë, siç është padrejtësia ndaj familjeve të varfëra që u hoqën nga ndihma ekonomike, siç është ndaj historisë dhe kulturës sonë me planin korruptiv dhe kriminal për shembjen e teatrit kombëtar, siç është padrejtësia ndaj bizneseve të vogla me TVSH-në, siç janë mijëra padrejtësi që ju ndodhin çdo ditë qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë.
Ndaj ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi kudo që ajo ndodh, sepse ajo është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri.
Ndaj kjo sallë dua t?u bëj thirrje të gjithëve që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Nga kjo sallë i bëj thirrje çdo shqiptari të mos presë që të bëjnë dhjetëra, qindra, mijëra, miliona, por të tregojë se secili, me mënyrën e tij të reagimit të reagojë secili kundër padrejtësisë kudo ku e sheh.
Këto përpjekje do të përbëjnë një goditje fatale, shkatërrimtare, për këtë regjim grabitqaro-kriminal që kemi në krye të vendit.
Të gjithëve dua t?ju kujtoj fjalët e Robert Kenedit: ?Sa herë që një njeri ngrihet për një ideal, apo kryhen një akt që përmirëson fatin e të tjerëve, apo godet kundër padrejtësisë ai përçon një valëz të vogël shprese, dhe të nisura nga miliona qendra energjie dhe guximi, këto valëza takojnë njëra-tjetrën dhe bëjnë bashkë një valë që mund të rrëzojë edhe muret më të fuqishme të shtypjes dhe të padrejtësisë?.
Prandaj le të bëhet gjithësecili nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit, murin e krimit, korrupsionit dhe autokracisë kriminale që sundon sot në Shqipëri.
Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij.
(I drejtohet Ruçit) Ndale seancën menjëherë, përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht!
Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar.
Populli ta tregoi dhe do të ta tregojë prapë edhe ty edhe atij.
Nuk ka për të pasur procedim normal të kësaj seance pa larguar njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai do të largohet, ai do të mbajë përgjegjësi për këtë fyerje, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë vendit.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të punimeve të s...
Pas një mungese të gjatë në seancat Parlamentare, ish-minist...
Kuvendi ka nisur punimet, me raportimin e kreut të KQZ –së K...
Seanca e Kuvendit ka nisur punimet pa opozitën.Ndonëse një d...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Zv.kryeministrja Senida Mesi ka qenë sot e pranishme në një ...
Pas protestës së biznesit të vogël, që uli qepenat për një o...
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka qenë i ftuar ...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar reag...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur sot ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar p...
Kreu i Dhomës Tregtare të Ekonomisë, Nikolin Jakaj, i ftuar ...
Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Në vijim të intervistës së realizuar në rubrikën “Mbrëmja AB...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Mbrëmja ABC”...
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...