Protesta e punëtorëve/ Anullohen qindra fluturime
Mijëra pasagjerë në katër aeroporte gjermane, duke përfshirë...
Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, të pajisur me autorizime të gjykatës, konfiskuan dokumente të avokatit personal të presidentit Donald Trump, Michael Cohen, në zyrën e tij në Mahatan të Nju Jorkut.
Kjo u bë e ditur në një deklaratë të avokatit të zotit Cohen, Stephen Ryan.
Ai tha se urdhrat për kërkimin e dokumenteve u ekzekutuan nga zyra e avokatit amerikan për qarkun jugor të Nju Jorkut, por ato kanë lidhje vetëm “pjesërisht” me hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller.
Presidenti Trump reagoi mbrëmjen e së hënës, duke thënë se “kjo është një situatë e turpshme, është një sulm kundër vendit tonë”.
Ai i bëri komentet gjatë një takimi të këshillit të sigurisë kombëtare të mbledhur për të diskutuar mbi reagimin e SHBA ndaj sulmit me armë kimike në Siri.
Presidenti Trump tha se “kjo është një gjueti e pastër shtrigash”, duke iu referuar tërthorazi punës së prokurorit të posaçëm Robert Mueller, i cili po heton rreth një bashkëpunimi të mundshëm të fshehtë të fushatës Trump me Rusinë.
Presidenti Trump tha se deri tani nuk është gjetur asnjë bashkëpunim i tillë i fshehtë.
I pyetur nëse do ta shkarkonte zotin Mueller, ai nuk u përgjigj drejtpërsëdrejti por tha se “këtë do ta shohim”.
Ai u ankua se ndërkaq nuk ka patur asnjë hetim rreth rivales së tij në zgjedhje, Hillary Clinton, duke iu referuar “33 mijë emaileve të saj të zhdukura”.
Avokati i zotit Cohen tha më herët të hënën se agjentët e FBI-së konfiskuan “komunikime klient-avokat që mbrohen me ligj,? por nuk dha hollësi mbi përmbajtjen e tyre. Ai shtoi se përdorimi i mandateve të kërkimit ishte ?krejtësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm”.
Michael Cohen, avokati personal i zotit Trump, muajt e fundit është vënë nën vëzhgimin e pandërprerë të medias, për shkak të një pagese prej 130 mijë dollarësh që i ka bërë aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur lidhje intime me zotin Trump në mesin e viteve 2000.
Presidenti Trump thotë se nuk ka qenë në dijeni të pagesës, për të cilën disa ekspertë ligjorë thonë se mund të jetë nxjerrë nga kontributet për fushatën e tij zgjedhore dhe si rrjedhojë ka qenë e paligjshme./ VOA
Mijëra pasagjerë në katër aeroporte gjermane, duke përfshirë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e djeshme, ku ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve në Mostar...
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar zgjedhje t...
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur Italinë mëngj...
Linja ajrore gjermane Lufthansa është e detyruar të anulojë ...
Florim Isufi, gjeograf dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për...
Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiç, në një i...
Viktor Orban, kryeministri i krahut të djathtë të Hungarisë,...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, thotë se “Serbi...
Janë mbi 300 mbetje mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjor...
Të paktën 70 persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar ki...
Francezët si një popull i mbrojtur me idealet e larta të lir...
Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci aktual, në Kull...
Tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën tre vetë, si edhe aut...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku...
Disa politikanë rumunë, që janë të akuzuar për korrupsionin ...
Policia ka konfirmuar 14 të vdekur pasi një kamion dhe një a...
Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që do t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur sot ushtrue...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...