Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Shumë femra e imagjinojnë që në fëmijëri sesi do të jetë propozimi nga ?Princi i Kaltër?. Do të ketë një unazë të fshehur në ëmbëlsirë, do të ketë qirinj apo do të ulet në gjunjë në mes të njerëzve për të të bërë pyetjen 1 milion dollarëshe? Për ju që e keni në planet tuaja të afërta, por edhe për ju që nuk e keni fare në plan martesën: Shikoni dhe mësoni!
Propozimi i dy këngëtarëve ka qenë një ndër më të veçantit, i realizuar 20 metra nën thellësinë e Oqeanit Indian. E ftuar pak ditë më parë në emisionin ?Pop Culture?, anëtarja e jurisë të ?The Voice Kids?, Miriam Cani rrëfeu se ky moment ishte sa magjik por edhe i frikshëm. ?Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu?, rrëfeu ajo duke mos fshehur sërish emocionet.
Historia e Ledionit është një nga ato historitë e befasishme që moderatori ka ndarë pak kohë më parë me publikun. Ai publikoi një foto ku shihej se i kishte vendosur unazën në gisht Sarës. Moderatori tregoi se ndryshe nga sa prisnim, propozimi ishte spontan dhe nuk pati gota me shampanjë apo veshje elegante klasike si në filma. ?Dita kur ajo tha ?Po? dhe më pas hëngrëm ?churros? për ta festuar!?, zbuloi Ledioni me këtë foto duke na lënë të kuptojmë se ndonëse ky moment nuk kishte petale trëndafili por ushqim spanjoll, mbetet sërish romantik.
Propozimi për martesë që i bëri partneri Afërdita Dreshajt, ka qenë me siguri ai që këngëtarja ka ëndërruar. Nata ishte romantike, me lule, qirinj dhe aromën e detit. Unaza me diamant ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për Afërditën në SHBA. Jakubi zgjodhi hotelin ku kishin qëndruar herën e parë kur Afërdita kishte shkuar në Pragë, ?Four Seasons?. ?As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment?, rrëfeu Afërdita.
Martesa e papritur e Angela Martinit dhe biznesmenit rumun Dragos Savulescu ishte një vendim brenda natës. Ishte fillimisht miliarderi rumun, ai i cili njoftoi përmes një postimi se tashmë çifti ishte zyrtarisht burrë dhe grua. Dyshja kishte kohë që jetonte bashkë dhe ata dukeshin më të lumtur. Vendimi për t?u martuar në Las Vegas, ishte aq i befasishëm ka treguar Angela: ?Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakord dhe në mëngjes, ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë: le të martohemi! Filloi si një shaka?. Dragos Savulescu u kujdes për gjithçka, madje edhe për fustanin seksi të nusërisë që veshi Angela. Epo, çfarë ndodh në Vegas mbetet në Vegas!
Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, ka bërë gjithashtu një ndër propozimet më romantike. Ai iu ul në gjunjë të dashurës së tij dhe këtë e ka treguar me anë të një fotoje në rrjetin social Facebook. Futbollisti i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare, prej kohësh ishte në një lidhje me bukuroshen Leonita Lekaj, e cila iu përgjigj me ?po? propozimit. ?Ajo tha po?, shkruante Graniti asokohe, raporton Iconstyle.al. ?Topi i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë?.
Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, i ka dhënë fund beqarisë pak muaj më parë, pasi prezantoi të dashurën e tij buzë detit. Ai kishte menduar një propozim mjaft romantik, në bregdet në perëndim të diellit. Momentin e ndau në rrjetin social Instagram, ku shihej duke u puthur me Lolën. Ka mjaftuar simboli i unazës dhe i një zemre për të kuptuar se vokalisti i grupit NRG është mjaft romantik, edhe pse deri në këtë moment, ai ka qenë i rezervuar përsa i përket jetës private. Mesa duket femra që ka në krah e ka bërë të ndryshojë mendim.
Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit, ka marrë një propozim për martesë mjaft special. I fejuari i Rudinës, sot bashkëshorti i saj, kishte shpërndarë në shtëpi disa foto nga momentet më të bukura të të dyve duke i kërkuar në këtë mënyrë të bëhej gruaja e tij. Natyrisht, përgjigjja ishte një ?PO? e madhe.
Zaimina e ka marrë propozimin shumë larg Shqipërisë, në ishujt Maldive. Ajo kishte planifikuar një udhëtim me rastin e Shën Valentinit, por nuk e priste aspak se do të shihte një unazë të përfshirë.
?Ideja ishte që na duhej një udhëtim, dhe pse jo, pranova. Mendova se ishte diçka sa për të thyer monotoninë, por ai kishte menduar gjithçka. Isha dita e Shën Valentinit, vendndodhja ishte shumë e bukur. Atë mëngjes mora këtë unazë që nuk e prisja. Edhe fjalët që më tha ishin shumë të bukura?, ka treguar Zaimina e emocionuar. Sigurisht që ky propozim kaq romantik ishte i mirëmenduar nga partneri Klodi, i cili kishte organizuar një mëngjes special për të dy.
Argjentina Ramosaj ka marrë propozimin më romantik që mund të keni parë në filma, raporton Iconstyle.al. Partneri i saj, Dukagjin Fetahu i kishte shkruar në rërën buzë detit: ?A do të martohesh me mua?? Surpriza këngëtares i ka ardhur e papritur dhe sigurisht këtë lumturi ajo e ka ndarë me të gjithë miqtë në profilin e saj në Instagram. Dhe, pa asnjë dyshim, përgjigjja ka qenë ?PO?.
Përparimi vendosi t?i kërkojë të dashurës së tij të bëhet gruaja e jetës përmes revistës ?Living?, në një faqe të së cilës ai shfaqehj në gjunjë, m unazë në dorë. Historia e tij e veçantë që ndodhi përpara Shën Valentinit, i ka mbetur në kujtesë moderatores dhe jo vetëm asaj. Partneri i cili është nga Kosova, por ka ardhur në Tiranë që prej studimeve, ka treguar se e kishte me frikë nëse Fatma do të thoshte ?Po?. Gjithsesi çifti e kishte menduar martesën për hir të dokumenteve: ?Në fakt, kisha menduar t?ia kërkoja këtë kur ishim në Barcelonë, por duke njohur natyrën e saj, që s?i pëlqejnë gjërat që bëjnë të gjithë, hoqa dorë. Nuk e fsheh gjithsesi se kam pak frikë mos nuk pranon (qesh). Kemi 9 vite bashkë. Gjatë kësaj kohe kemi menduar të martohemi, më shumë për dokumente, që unë të merrja pasaportën?./CNA
Sulltanesha Kosem, serial i cili aktualisht po transmetohet ...
Elvana Gjata ditën e sotme mori vemendje maksimale pasi publ...
Mund të jeni ndjerë sikur shoqet e të dashurës suaj dinë shu...
1-Ju mungon iniciativaShpesh herë femrat marrin pozicion pas...
Reperi i njohur shqiptar Noizy, u ka premtuar fansave se do ...
Ka qenë prej kohësh e ditur se stërvitja mund të lehtësojë s...
Nëse do t’i kërkosh një nder shefit, atëherë më mirë ji i si...
Gjëja e parë që kemi bërë kur kemi shkarkuar aplikacionin e ...
Kur bëhet fjalë për muzikën, jo të gjithë kemi të njëjtat pr...
Këngëtarët shqiptarë, qofshin ata të cilët jetojnë brenda te...
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska na tregojnë në çdo moment se m...
Miriam Cani është një ndër këngëtaret shqiptare që me ëmbëls...
Shumë këngëtarë të njohur shqiptarë hapat e parë drejt sukse...
Edhe pse është një reper mjaft i njohur dhe i dashur nga të ...
Marina dhe Luana Vjollca janë padyshim motrat më seksi të ek...
Oriola Marashi është bërë sërish kryefjala e mediave rozë, p...
Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të dashura për pub...
Tre vite më parë kur në “E diela shqiptare” organizohej loja...
DASHI 21 Mars – 20 PrillNëse nuk doni që entuziazmi dhe pasi...
Me siguri të gjithë e mbani mend telenovelën e famshme latin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...