web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish banorja e “Big Brother” i bën thirrje Erion Veliajt: “Nuk dal dot nga makina se më turren qentë”

7 Prill 2018, 08:47, Lifestyle CNA

Është kthyer në një debat të madh edhe publik fakti se qentë, të mbledhur disa herë në turma, qëndrojnë midis lagjeve në Tiranë duke bërë që disa qytetarë të bëhen pre e sulmeve të tyre. Megjithatë duke qenë një temë delikate sepse shumë ambientalistë dhe mbrojtës së të drejtave të kafshëve janë kundër grumbullimit të tyre (kryesisht se nuk kanë besim tek Bashka), shpesh kjo situatë ngelet pa një zgjidhje konkrete.

Jona Kalemaj, ish banore në ?Big Brother? përpara disa minutash ka bërë një postim në Instastory ku ka bërë tag edhe Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Teksa ka fotografuar parkimin pranë shtëpisë së saj ku ndodhen të shtrirë disa qenë, Jona shkruan: ?Nuk kam asgjë kundër kafshëve, thjesht i kam fobi. Për ditë këtu vijnë mbi 10 qenë dhe sapo zbret nga makina të turren. Si mund të zbres nga makina?? ? ka shkruar ajo e revoltuar./CNA





Lajmet e fundit nga