web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marilyn Monroe vrau veten, ishte aksident apo e vranë?

6 Prill 2018, 12:10, Lifestyle CNA

Vdekja e parakohshme e bjondes historike të Hollywood-it është ende një prej ngjarjeve më misterioze. Marilyn Monroe dhe zërat e teoritë mbi atë çfarë ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë shuar ende: Ishte vetëvrasje, aksident apo e vranë?

56 vite më parë, njëra prej aktoreve më të përfolura dhe më seksi në historinë e Hollywood-it u gjend e pajetë në shtëpinë e saj në Los Angeles. Më 5 gusht 1962, mjeku ligjor i zonës deklaroi se Marilyn ishte vetëvrarë me një mbidozë antidepresantësh. Edhe pse ky ishte përfundimi zyrtar, pyetje të shumta u ngritën mbi vdekjen e papritur të aktores, atëherë vetëm 36 vjeç.

Trupi i saj u gjend në shtrat, pranë receptorit të telefonit dhe e helmuar nga përzierja e alkoolit me qetësues. Kjo nuk ishte aspak sekret, sepse dihej që ajo abuzonte me alkoolin dhe qetësuesit, megjithëse në vitin 1975 një revistë amerikanë guxoi të thoshte se vdekja e saj ishte maskuar si vetëvrasje.

Teori të tjera ngrinin zërin duke u shprehur se në trupin e aktores mungonin organe pas ekzaminimit në morg dhe se vdekja ishte e dyshimtë. Këto zëra do të vazhdonin deri para pak viteve më parë, kur akuzat u drejtuan mbi mjekun personal të Monroe-s. Në një dokumentar të publikuar nga Daily Mail, thuhet se mjeku Hyman Engelberg i ka dhënë asaj ilaçe si Nembutal dhe Chloral Hydrates, që kur përzihen, janë vdekjeprurës. Dokumentari ngre pyetje të tipit: Marilyn e teproi me ilaçet apo mjeku gaboi me qëllim?

Megjithatë, teoritë nuk mbarojnë me kaq; shumë zëra akuzojnë dy vëllezërit John F. Kennedy dhe Robert Kennedy, me të cilët dyshohej se Monroe kishte lidhje të fshehtë. Për të shmangur turpërimin e tyre dhe ndonjë skandal të mundshëm, njerëzit që punonin për dy vëllezërit u kujdesën që aktorja të mos ishte problem në të ardhmen.

Qëndrojmë pak tek familja Kennedy, pasi për këtë çështje ka aludime të tjera; një pjesë mendon se ishin vet ata që e vranë yllin e Hollywood-it, ndërsa pjesa tjetër mendon se ajo u vra nga mafia për të goditur familjen presidenciale.

Por tensionet ekstreme politike të viteve ?60, do të nxisnin një tjetër mendim. Këtë radhë bëhet fjalë për CIA-n. Një teori pohon se vdekja e Monroe-s u urdhërua nga CIA si një lloj hakmarrje kundrejt dështimit të John Kennedy-t në pushtimin ushtarak të Kubës, sponsorizuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).

Gjithashtu, ndikuar edhe nga niveli i inteligjencës së saj, një teori akuzon përsëri organet qeveritare, të cilat kanë mohuar vazhdimisht ekzistencën e qenieve jashtëtokësore. Marilyn kishte një IQ 168, më e lartë se niveli i inteligjencës së Einstein-it, Bill Gates apo Stephen Hawking. Sipas tyre, ajo ishte në dijeni të disa të dhënave sekrete mbi qeniet jashtëtokësore (UFO për shembull), të cilat qeveria mundohej t?i mbante të fshehta. Steven Greer në librin e tij ?Unaknowledged? thotë se Monroe kishtë në plan t?i nxirrte këto informacione top-secret, por edhe të dhëna të tjera mbi çështje si rrëzimi i Roswell-it në vitin 1947. Kështu ajo përbënte një rrezik për qeverinë.

Me kalimin e kohës, detaje të tjera rrënqethëse kanë dalë në dritë mbi vdekjen e një prej aktoreve më seksi në historinë e Hollywood-it. Përmendim këtu bisedën që ajo bëri me aktoren Judy Garland, vetëm pak orë para se të gjendej e pajetë më 5 gusht 1962. Biseda u rrëfye nga bashkëshorti i tretë i Garland, i cili e ka përfshirë në një libër kujtimesh. Sipas tij, Judy-n e përndiqte vdekja e Monroe-së për shkak të fjalëve të fundit që ajo i kishte thënë. Garland kujtonte një mbrëmje në një festë Hollywood-i, ku Marilyn Monroe e ndiqte nga dhoma në dhomë duke i thënë: ?Nuk dua të largohem shumë prej teje. Kam frikë. Sikur thjesht të flisnim pak. E di që do të më kuptoje.?

Dhe kjo ishte biseda e tyre e fundit, duke qenë se më pas, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, nga një mbidozë e dyshuar medikamentesh për gjumë./CNA





Lajmet e fundit nga