LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me patentat, nuk ka kartona/ Zgjidhja është 100 euro nën dorë

28 Mars 2018, 08:15, Aktualitet CNA
Skandali me patentat, nuk ka kartona/ Zgjidhja është 100 euro nën

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shpalli në fund të vitit 2017 një tender, me vlerë 420 milionë lekë për pajisjen e qytetarëve me kartonin e lejes së drejtimit të automjetit.

Ndërsa me 22 janar 2018, caktohet kompania fituese te cilës i jepet e drejta për të shtypur 150 mijë leje drejtimi, sipas kritereve te reja të vendosura nga autoritetet përkatëse.

Në dokumentin e prokurimit, është vendosur modeli i patentës me elementët specifikë të sigurisë dhe dizajnit. Sipas specialistëve të kësaj fushe, kriteret e vendosura nxjerrin automatikisht fituese vetëm një kompani, CETIS, nje kompani sllovene e cila e kishte fituar këtë tender edhe në vitin 2016.

Sot jemi me datë 28 mars, pra kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga përfundimi i tenderit dhe shqiptarët e kanë të pamundur pajisjen me patenta, vetëm nëse jep 100 euro nën dorë. Rëndom në zyra thonë që nuk ka kartona, por me ?mik? dhe lek në dorë në zyra të thonë se mund ta gjejnë.

Burime zyrtare nga DPSHTRR i thanë CNA.al se kanë qënë procedurat ligjore që kanë sjellë vonesa për shkak të ankimimeve që kanë ndodhur.

Mësohet se është gjetur një hapësirë ligjore për të prodhuar 10-20% të patentave të cilat shpërndahen nëpër drejtoritë rajonale, por fluksi është i madh dhe pajisja me karton është kthyer në problematikë.

Tirana ka rreth 700 aplikime në ditë dhe vetëm me ?mik? mund të sigurosh një patentë megjithëse ke kryer të gjitha procedurat ligjore.

Por mungesa e kartonave ka rritur dhe korrupsionin, ku kryesisht emigrantët dhe njerëzit që kanë hall dhe kërkojnë të pajisen me shpejtësi me kartonin që është leja e drejtimit të mjetit paguajnë deri në 100 euro nën dorë për të marrë patentën.

Megjithëse ti e kalon testin e pajisjes me patentë, duhet tu japësh 100 euro në dorë zyrtarëve të korruptuar që të sigurosh patentat.

Zakonisht janë vetë autoshkollat dhe drejtuesit e tyre që shërbejnë si sekserë mes kursantëve dhe DPSHTRR./ CNA.al

Lajmet e fundit nga