web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji i gjuhëve, ish gjyqtari kushtetues: Presidenti është i detyruar ta firmosë

28 Mars 2018, 15:44, Aktualitet CNA

Presidenti Ivanov është i detyruar ta firmos dekretin për Ligjin e Gjuhëve, vlerëson ish gjykatësi Kushtetues Igor Spirovski.

Prononcimin e Spirovskit e sjell “Tetova Sot”. Sipas tij askund në Kushtetutë nuk shkruan nëse kreu i shtetit guxon të interpretojë nëse duhet të vendos firmën e tij në ligje.

“Në Kushtetutë ekziston dispozitë e pakushtëzuar njëkuptimshme që e obligon Presidentin e Republikës, në një situatë kur ligji miratohet për herë të dytë me shumicë absolute, respektivisht me 61 vota, për ta nënshkruar dekretin për shpalljen e tij.Kjo dispozitë nuk parasheh asnjë bazë dhe kushte që presidenti t?i vlerësojë ato, thjeshtë ai është i detyruar ta bëjë këtë. Mendoj se askush nuk mund ta zëvendësojë nënshkrimin e dekretit të presidentit të Republikës, ashtu është edhe praktika e Gjykatës Kushtetuese, një kohë kishte një rast të tillë. Kjo do të thotë se pa nënshkrimin e tij ligji nuk mund të shpallet dhe nuk mund të hyjë në fuqi”, tha Igor Spirovski, ish gjykatës kushtetues.





Lajmet e fundit nga