web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha sulmon Ramën: Emëroi tek SHÇBA ish-gjykatësin kriminel që ...

27 Mars 2018, 17:33, Politikë CNA

Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimin e drejtorit të ri për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHCBA) pranë Ministrisë së Brendshme.

Berisha thekson se Rama emëroi në krye të këtij institucioni ish-gjykatësin Agim Hysi, që sipas tij liroi 9 trafikantë droge, ndërsa ka renditur faktet e mbërritura nga qytetari dixhital.

Postimi i Berishës:

Lajmi i fundit nga Narkoshteti!

Rama emeron ne krye te SHÇMB famozin Agim Hysi, ish gjykatesin kriminel qe ne 9 procese liroi 9 trafikante droge!

Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital! sb

?Pershendetje Dr.Drejtori i ri i ShKB Agim Hysi ka qënë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën.Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.

Fakte:

1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim

2.Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.

3.Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.

4.Ky është emëruar drejtor i SHKB? /CNA.al





Lajmet e fundit nga