Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ish-presidenti Bujar Nishani, i është rikthyer sulmeve të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Rama ka në plan të asgjesojë opozitën.
Nishni i bënm thirrje Europës që të reagojnë përballë këtij fenomeni.
Postimi i plotë i Bujar Nishanit:
Qeveria aktuale e ka degraduar imazhin e Shqipërisë në pikën më të ulët që nga ngjarjet e dhunëshme të vitit të mbrapshtë 1997.
Por jo vetëm imazhin por edhe sistemin tonë politik dhe në tërësi komponentët e një shteti.
Mediat prestigjoze ndërkombëtare, kryesisht ato evropiane përcjellin në mënyrë frekuente tek opinioni ndërkombëtar dhe tek institucionet vendimarrëse modelin e një narkoshteti dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar.
Për fatin e keq të të gjithë neve ky konstatim i tyre nuk mbart thjesht një imazh të keq por një realitet shumë të hidhur në Shqipëri të cilin nuk duhet ta pranojmë.
Qëndra Europiane e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) deklaronte para pak ditësh se ; ?Grupet kriminale shqiptare po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e BE-së, duke shqetësuar dukshëm Europën?.,dyshimet janë se bosët e krimit në Shqipëri janë të mbrojtur dhe nuk i gjen gjë?.
Kjo e vërtetë e hidhur përtej pasojave kriminale për sigurinë në hapësirën europiane ka një ndikim edhe më kriminal brenda Shqipërisë. Prej kohësh tashmë opinioni njeh mirë identitetin dhe veprimtarinë komplekse të disa familjeve mafioze dhe të një dyzine grupesh të krimit të organizuar që kanë mpleksur veprimtarinë e mirëfilltë kriminale me politikën dhe pushtetin vendimarrës në vend. Trafiku i drogave që nga kanibisi tek heroina e deri kokaina duke patur të hapura të gjitha kanalet e lehtësimit të tij, ju ka mundësuar pasuri të shumta të patundëshme dhe miliarda në kesh. Me to lehtësisht blejnë zgjedhjet politike në interes të garantuesve të tyre politik, financojnë media dhe punësojnë individë të krimit ordiner për të terrorizuar qytetarët. Ky është cikli i një mekanizmi okult ?krim-politik-krim? i cili prodhon pushtet pa mbarim.
Propaganda qeveritare flet brenda vendit dhe përballë ndërkombëtarëve për ?ligj? dhe ?forcën e ligjit?. Por askush nga këto grupe mafioze nuk është prekur deri më sot. Asnjë fije e pasurisë së tyre kriminale dhe e pushtetshme nuk është cënuar, goditur apo sekuestruar.
Në Tiranë këto grupe mafioze kontrollojnë zhvillim urban dhe përcaktojnë se kush duhet të ndërtoj dhe pastrojë paratë në ndërtim.
Si shpërblim vota për të garantuar mbajtjen e pushtetit.
Qyteti i Durrësit (deri pak kohë më parë simboli i qytetarisë dhe civilizimit), tashmë është totalisht nën kontrollin e grupeve të njohura mafioze. Ata vendosin deri se kush do jetë drejtor, kontrollor, firmëtar, e çdo gjë tjetër. Një qytet ku frika ka ndrydhur zemrën e çdo njeriu në këtë vend simbol të të qenurit i lirë.
Vlora e antikonformizmit dhe nervit kombëtar është kthyer totalisht në mexhilisin e dispeçërve të narkotikëve që njihen mirë për lidhjet dhe shërbimet e tyre politike.
Fieri, ky qytet i njerëzve të punës tashmë strehon vrasësit me pagesat më të lira.
Të gjitha dihen, gjithkush njihet.
Askush nuk vepron !
Ndaj dhe mekanizmi obskur kriminal çelnikoset më shumë.
Ja pra që edhe pse ligji ekziston, asgje nuk ndryshon.
Ka një arsye shumë të fortë dhe po aq të thjeshtë.
Ata duhen për të mbajtur pushtetin.
Ata e dinë gjithashtu se duhet pushteti që të vijojnë punën e tyre.
Ligji kthehet në një karikaturë që përqesh.
Qëndra Europiane e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) vijon në analizën e saj ; ?Europa ka qenë e butë me Shqipërinë për historinë e kanabisit, pasi ai nuk konsiderohet si drogë shumë e dëmshme dhe është në proces legalizimi në shumë vende. Por, tani kanabisi është rikthyer sërish si prioritet, pasi ai gjeneron para për kriminelët, të cilët i investojnë pastaj këto para dhe shtrembërojnë ekonominë, shtrembërojnë shoqërinë, korruptojnë zyrtarët lokalë, sektorin privat etj. Ata janë të lidhur me bosët e krimit, që janë në Shqipëri dhe me sa duket janë të mbrojtur dhe asgjë nuk i gjen ata atje dhe ata organizojnë operacione dhe marrin paratë nga operacione që kryhen jashtë vendit, si trafikimi i kokainës dhe heroinës?.
Tani mbetet për tu parë se pas këtij reflektimi evropian a do vazhdoj të jetë e butë Evropa me këtë model kriminaliteti në Shqipëri ???
Po ndaj korrupsionit të ngritur në sistem dhe pothuajse gati të legjitimuar në Shqipëri a do jetë e butë Europa ???
Para pak ditësh pamë një shoë policesk të arrestimeve kolektive ?për shpërdorim detyre? në Bashkinë e Lezhës.
Por nuk kemi parë në këto pesë vite të kësaj qeverie asnjë arrestim për shpërdorim detyre të denoncuar nga dhjetra raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit !!!
Miliarda lek të shpërdoruara, procedura të denoncuara, zyrtarë të identifikuar por asnjë hetim nga krimi ekonomik i policisë, asnjë referim prej tyre në prokurori !!! Pse ???
Kryeministria dhe Ministria e Brendshme e kanë në dispozicion ligjin dhe procedurën. Por e kanë injoruar totalisht atë.
Kështu pra, ai ka degraduar edhe në këtë rast.
Arsyeja është e qartë dhe e thjeshtë.
Ata zyrtarë, me ato para duhen për të blerë votat në zgjedhjet e rradhës.
Zgjedhjet e rradhës po vijnë.
Pas një viti janë tek porta.
E gjithë rrjeta e zezë e ngritur deri tani mesa duket nuk po i mjafton pushtetit për ti grabitur ato përsëri.
Karikatura e zgjedhjeve për pushtetin lokal nisi me ligjin e nj?anshëm dhe totalisht partiak të ndarjes së re territorjale.
Koha tregoj që ajo vetëm reformë nuk ishte. Qasje drejt monizmit po !
Vetëm me një shikim të shpejtë konstaton se njësitë administrative më të vogla (duke marrë ato me më pak se 20 000 votues) të fituara nga PS janë 12 (dymbëdhjetë) bashki, ndërsa të fituara nga PD janë vetëm 2 (dy). I tillë ishte dizenjimi i tyre.
Ai vijonte partizançe dhe më tej.
Zona me e vogel e fituar nga PS ishte me 5 700 votues (Libohova), ndërsa ajo më e vogël e fituar nga PD me 15 500 votues (Klos). Abuzimi nuk ndalej as këtu.
Një kryetar bashkie edhe pse mund të fitonte me fare pak vota emëronte njëanshmërisht të gjithë drejtuesit e njësive që deri më par? zgjidheshin nga qytetarët. Këta caktojnë kryepleqtë, ata të tjerët e kështu vendosej kontrolli i plotë mbi çdo familje e qytetar.
Në funksion të votave normalisht.
Më karikaturë se kaq nuk ka se ku të gjesh model tjetër ligji.
Por dukshëm që edhe të gjitha këto nuk po mjaftojnë për të kapur zgjedhjet e rradhës, ndaj investimi i pushtetit tashmë është drejtuar tek asgjesimi i opozitës. Paratë e trafikut të drogë janë në dispozicion të kësaj lufte. Njerëzit e korruptuar dhe peng të drejtësisë janë në koalicion. Ligjet kanë degraduar në karikaturë të vet pushtetit në këtë luftë të pushtetit kundër opozitës.
Një luftë krejt e pabarabartë por që nuk mund të dorëzohet. Për më tepër kur dhe ligji ka degraduar në një karikaturë.
Po Evropa, a do të tregohet e butë me këtë luftë në Shqipëri ? /CNA.al
I ftuar në rubriken “Opinion” në News 24, sekretari organiza...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka sqaruar vendimin e ...
Deputeti demokrat Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë, k...
Kryeministri Rama, i pranishëm sot në konferencën “Strategji...
Mëngjesin e sotëm, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka v...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Në panairin lokal të Belshit, ministri i Turizmit dhe Mjedis...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një intervistë për...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar 24 marsin, si d...
Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale, ka vi...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
“Historia e njerëzimit dhe urbanistikës bëhet nga ndërtime, ...
Ish-themeluesi i Partisë Demokatike, Neritan Ceka, i ftuar n...
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në stusion e e...
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri Brendshëm...
Ish-themeluesi i Partisë Demokatike, Neritan Ceka, i ftuar n...
Arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka i ftuar në s...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë nën hetim administ...
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, K...
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Valbona Mezini, e ftuar në stu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...