web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndodh çudia/Në Europë bie dëborë ngjyrë portokalli

26 Mars 2018, 09:53, Lifestyle CNA

Evropa Lindore është pushtuar ditën e sotme nga dëbora portokalli, duke lenë të shokuar banorët.

Fotografitë e postuara në mediat sociale vijnë nga Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Moldavia.

Skiatorët nga vendpushimet pranë qytetit rus të Soçit ishin të parët që shpërndanë pamjet e skenave të pazakonta.

Meteorologët thonë se fenomeni është shkaktuar nga stuhitë e rerës që vijnë nga shkretëtira e Saharës,  e cila është përzir me borën dhe shiun.

Ajo ndodh përafërsisht një herë në çdo pesë vjet, por kësaj radhe përqendrimet e rërës kanë qenë më të larta se zakonisht, duke e bërë borën portokalli./CNA





Lajmet e fundit nga