web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhafaj i frymëzuar nga vizita në SHBA: Shpifjet dhe balta s'na ndal dot..

25 Mars 2018, 14:46, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas takimit zyrtar të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet: “Me ekipin e MB dhe PSH përfunduam vizitën zyrtare në SHBA. Në 3 ditë, axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj. Bisedime pune rezultative. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e veçantë që na rezervuan!”

Në vijim Xhafaj thotë: “Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë!”

Pas takimit të zhvilluar Xhafaj thekson se do të vijojë Forca e Ligjit për krimin e organizuar dhe sekuestrimin e parave të tyre të paligjshme.

“Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!, – shkruan Xhafaj.

Në përmbyllje të këtij reagimi ai shprehet: “Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur.Shpifjet dhe balta që hidhet tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga