web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajza që lindi pa vaginë shkruan libër për jetën e saj

24 Mars 2018, 12:25, Lifestyle CNA

Një vajze të re ka shkruar një libër se si i është thyer zemra në moshën 18-vjeçare kur ka zbuluar se kishte lindur pa vaginën, qafën e mitrës dhe mitrën.
Rebeka Knight, tani 25 vjeç, nga Ballymoney, Irlanda e Veriut, mendoi se ajo do të kishte periodat në adoleshencën e hershme ashtu si shoqet e saj.

Por kur ajo mbushi 17 vjeç filloi të shqetësohej se diçka nuk po shkonte siç duhej.

Vajza tregon se si pas një sërë testesh, mjekët u thanë se ishte e prekur nga një sindromë e rrallë e quajtur “Mayer Rokitansky Kuster Hauser (MRKH), që fo të thotë se ajo lindi pa vaginë dhe pa mirtër.

Ajo tregon:

Siç mund ta imagjinoni, isha e zemëruar me fatin tim por edhe e tronditur. Nuk mund ta besoja se kjo po më ndodhte mua.”
Pastaj, në vitin 2013, vajza iu nënshtrua një kirurgjie për ndërtimin e vaginës në mënyrë që ajo pjesë e trupit të saj të funksiononte normalisht.

Rebeka ka treguar:

Megjithatë thuajse u shkatërrova tërësisht kur më thanë që nuk do të kisha kurrë mundësi të lindja një fëmijë timin. Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë ndjesi. Ndonëse kam të tjera opsione si të lind një fëmijë me nënë surrogato ose të adoptoj. Pra asgjë s’mund të më ndalojë të bëhem nënë.”
Sëmundja që ka prekur këtë vajzë të re mësohet se prek një në 5000 gra në mbarë botën. Ndërkohë që vezoret e saj funksionojnë normalisht, vajza e re e cila nuk ka mitër mund të japë vezët e saj tek një nënë surrogato.

Ajo ka treguar edhe njëherë se njerëzit nuk duhet t’i heqin kurrë shpresat./CNA





Lajmet e fundit nga