web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi takon Berishën/ Takimi i fshihet medies

14 Mars 2018, 21:19, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se bashkëpunimi me PArtinë Demokratike vijon të jetë normal, dhe se nuk ka ftohje marrëdhëniesh, përkundër qëndrimit të ndryshëm për Vetingun në polici.

E ftuar në televizionin News24, Monika Kryemadhi, është shprehur se e ka takuar ish-kryeministrin, njëherësh lider historik i PD-së, Sali Berisha, para disa javësh me të cilin ka konsumuar një kafe dhe ka biseduar.

Për atë që është biseduar mes tyre, Kryemadhi n uk pranoi të flasë ndërsa ta se nuk ka nevojë të jetë publike për mediet.

“Unë jam takuar dhe me z. Berisha. Kam pirë kafe, kemi biseduar, por nuk ka nevojë që të jetë publike për mediat.”, tha Kryemadhi, ndërsa shtoi, se kjo ka ndodhur para dy tre javësh.

“Para dy, tre javëve. Ishim gjithashtu në Kosovë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Unë isha me z. Basha dhe me z. Berisha, ishim bashkë, shkuam në parlament bashkë, por ndoshta këto juve nuk iu bëjnë përshtypje.”, – tha Kryemadhi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga