web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mes mazhorancës apo opozitës?/ Përgjigjet Kryemadhi, ja vendi i LSI

14 Mars 2018, 20:43, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ?REPOLITIX? në Report TV, teksa ka komentuar lëvizjet e fundit në polikikë, konkretisht miratimin e ligjit për veting Policinë e Shtetit, ka thënë se kjo lëvizje ishte e domosdoshme.

E pyetur nga gazetari Minga, se nga anon më shumë LSI, Kryemadhi është përgjigjur se ligji ishte I domosdoshëm për tu votuar, ndërsa nuk ka pranuar se të bashkohet me asnjë kah politik, por është shprehur se LSI po bën opozitë për shqiptarët.

?Mirëmbrëma! Gëzuar Ditën e verës, vera simbolizon ringjalljen, edhe rilindje mund të themi, por ngaqë disa fjalë i konsumojmë më shumë sesa duhet, pastaj ngjallin neveri. 27 vitet e trazicionit kanë krijuar një mentalitet të varfër, pasi mendojnë nëse voton një ligj të qeverisë ti je me atë, apo e kundërta. Vettingu në polici është i domosdoshëm, ligji që na ishte paraqitur ishte i dobët. Ne nuk mund të thonim, jo. Nëse PS nuk do të pranonte amendamentet tona do të vononim kundër. Ishte një sjellje ndryshe që i mungon politikës shqiptare. Ne bëjmë opozitë për t?u shërbyer shqiptarëve?.

Më tej Kryemadhi ka thënë se ligji mund të miratohej edhe pa votat e LSI, por atyre I interesonte votimi I tij me sa më shumë vota.
?Edhe atyre u interesonte që të kalonte një ligj me më shumë vota, jo se nuk i kishin votat. Ligji krijon disa korniza, duke filluar nga drejtorët?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga