web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora Zemani shfaqet super seksi, shpërthejnë fansat: U vure në sedër nga Mustafa Nano?

10 Mars 2018, 11:10, Lifestyle CNA

Pas deklaratës së bujshme të Mustafa Nanos ku kritikonte veshjet provokuese të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit, dy moderatoret bukuroshe janë kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit.

Teksa Ilda Bejleri i është kundërpërgjigjur moderatorit Nano, nga ana tjetër Bora Zemani ka vendosur të mos reagojë, mirëpo fansat nuk e kanë lënë pa e ngacmuar në foton e fundit.

Moderatorja sot është shfaqur si gjithmonë super seksi, e veshur me të zeza, por duke mos i ekspozuar asetet e saj, ç’ka ka bërë që fansat t’i komentojnë se ajo është vënë në sedër.

“U vure në sedër nga Mustafa Nano dhe qenke mbuluar sot”, “Kujdes moj vajzë se e çmende Mustafa Nanon”, “Do të akuzoj Mustafa Nano për veshje pastaj”, janë disa nga komentet në foton e Borës të cilëve ajo ka vendosur mos t’u replikojë./CNA





Lajmet e fundit nga