web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe i plagosi të bijën/ Dorëzohet shqiptari me precedent penalë

3 Mars 2018, 20:34, Kosova & Bota CNA

Një 44-vjeçar shqiptar është dorëzuar sot në policinë italiane pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik.

Nga të dhënat mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Laçhiarella të Milanos.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën një 73-vjeçare, ndërsa vajza e saj 45-vjeçare mbeti e plagosur.

Drejtuesi shqiptar i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se ishte person me precedentë penalë, pasi akuzohet për vjedhje makinash.

Ai u paraqit rreth orësh 12:00 në komisariatin e Assago-s, ndërsa akuzohet për vrasje në rrugë, largim nga vendi i ngjarjes si dhe vjedhje, pasi mjeti me të cilin udhëtonte, një ?BMË 325?, rezultonte e vjedhur më 28 mars të vitit të kaluar në Trenzano (Brescia).

Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit kishin mbledhur disa prova që ?fundosin? shqiptarin, që nga gjurmët e gjakut e deri tek fijet e flokut. Gjatë marrjes në pyetje, karabinierët kanë dëgjuar versionin e tij për ngjarjen. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, të jetë pjesë e një bande të hajdutëve të makinave. /CNA.al





Lajmet e fundit nga