web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjeni ç'gur i çmuar ju përket sipas muajit të lindjes

26 Shkurt 2018, 15:05, Lifestyle CNA

Që në kohët e lashta, shumë qytetërime besonin se gurët e çmuar sillnin fat dhe secili muaj ka një gur të caktuar. Pra, në blerjen e ardhshme të bizhuterive merrni diçka që ka gurin tuaj të fatit.

 

Janar ? Garnet

Garneti është shenjë e miqësisë së përhershme dhe besimit të thellë. Përgjithësisht ka ngjyrë të kuqë të theksuar dhe është dhurata ideale për një mik (ose për veten).

Shkurt ? Ametist

Ky gur konsiderohet si simbolikë e meditimit, kurajos dhe forcës së brendshme.

Mars ? Akuamarin (Aquamarine; uji i detit)

Guri Akuamarin siguron shëndet të mirë, përkushtim dhe kujtesë të fortë. Thuhet se sjell gëzim dhe paqe shpirtërore.

Prill ? Diamanti

Guri i famshëm që shumë femra e dëshirojnë, por të lindurat në muajin prill kanë fatin ta kenë gurin e tyre fatsjellës.

Maj ? Smeraldi

Cilësohet si guri simbol i rilindjes dhe besnikërisë. Përgjithësisht përfytyrohet në ngjyrë të gjelbërt, të ngjashme me ngjyrat e pranverës.

Qershor ? Perla

Pushtet, luks dhe elegancë janë fjalët që të krijohen në mendje kur përmenden perlat, që Coco Chanel i dha status në modën e femrave.

Korrik ? Rubin

Dashuri pasionante dhe e shfrenuar, në kuptimin e mirë të fjalës; ja çfarë sjell rubini për të lindurit në korrik.

Gusht ? Peridot

Të gjendur në shkëmbinjtë e krijuar nga vullkanet, sipas besimeve, peridoti ka fuqinë për të larguar shpirtrat e këqinj.

Shtator ? Zafir

Kreativitet? Patjetër që po! Ky gur i nxit të lindurit në shtator për gjëra kreative dhe i ndihmon në shprehjen e mendimeve.

Tetor ? Opal

Opali gjendet në forma dhe ngjyra të ndryshme dhe sugjerohet të dhurohet në 14- vjetorin e martesës.

Nëntor ? Sitrin

Nëse i trembeni numrin 13 si një pjesë e njerëze, për 13- vjetorin e martesës dhuroni një bizhu me këtë gur. Do të keni lumturi dhe energji pozitive.

Dhjetor ? Tanzanite

Gjendet vetëm në disa zona të rruzullit tokësor dhe përgjithësisht është në ngjyrë të errët blu ose lejla./CNA





Lajmet e fundit nga