web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Kapen 1071 Kg. kanabis “Made in Albania”

23 Shkurt 2018, 07:16, Kronika CNA

Policia e qytetit të Monopolit goditi një bandë të strukturuar kriminale italiane, që merrej me trafikimn e kanabisit shqiptar nga jugu në veri të Italisë. Banda për të dërguar sasi të mëdha kanabisi në veri të Italisë përdorte teknikat e ish kontrabandistëve të cigareve. Policët në një garazh me ndihmën e qenit antidrogë zbuluan 2 makina të ngarkuara me nga 150 Kg. kanabis shqiptar secila.

Makinat rezultonin të vjedhura. Në një garazh tjetër u zbuluan 771 Kg. kanabis të ambalazhuar në qese e pako të mëdha me shenja dalluese për të mos u ngatërruar pritësit e mallit me njeri tjetrin. Në garazh u zbuluan edhe mjete e materiale për ambalazhimin e drogës si letër celofon, presa me vakum, peshore me kapacitete të ndryshme.

U zbuluan edhe pajisje për vjedhje makinash, që nga levat deri te pajisja ?jammer? për të zhurmuar dispozitivin kundra vjedhjes (antifurti) të makinës. Në garazh u gjetën edhe 9 fishekë kal. 7,62X39 (fishekë Kallashnikovi). Me sa duket transporti me skafe e gomone i drogës për në Itali vazhdon edhe në mes të dimrit edhe me kushte moti aspak të favorshme për lundrim./Gjergj Thanasi





Lajmet e fundit nga