web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmohet me thikë trajneri i Vllaznisë

22 Shkurt 2018, 16:42, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku trajneri i skuadrës shkodrane të futbollit, Vllaznia, Ernest Gjoka, është sulmuar me thikë.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër, ku një person ka sulmuar me thikë Gjokën, por ky i fundit është shmangur dhe ka arritur të shpëtojë pa marrë plagë.

Nga të njëjtat burime, thuhet se personi që ka tentuar të qëllojë Ernest Gjokën, mbante në kokë një kapuç, ndërsa policia ka shoqëruar 3 persona për t’i pyetur rreth ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga