Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë
Nga Miron ÇakoPuna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametr...
Rreth 57 për qind e gjyqtarëve të shkallës së parë në Shqipëri dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë të paktën për një vit të deklarimit, zbulon një studim i BIRN i bazuar në praktikën e kontrollit aritmetik dhe logjik të deklaratave të pasurisë.
Studimi evidenton se 154 gjyqtarë nga 268 gjithsej kanë diferenca të pajustifikuara të pasurive të tyre të deklaruara, të cilat kapin në total vlerën e 698 milionë lekëve.
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN analizoi deklaratat e pasurisë familjare të 268 gjyqtarëve të rretheve gjyqësore, pasi i administroi ato nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI përmes një kërkese për të drejtë informimi.
Gjyqtarët e shkallës së parë përbëjnë rreth 65 % të të gjithë korpusit të gjyqtarëve dhe janë të shpërndarë në 23 gjykata të rretheve gjyqësore në vend.
Në analizë u përfshinë 3128 deklarata pasurie gjithsej, të cilat u përkasin viteve të deklarimit 2003-2016. Pasi u hodhën në një database, deklaratat iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike-një nga format e kontrollit që ILDKPKI përdor për të hetuar pasurinë e zyrtarëve të lartë.
Të dhënat e përftuara tregojnë se vetëm 114 gjyqtarë nga 268 gjithsej arrijnë të mbulojnë me burime të deklaruara pasurinë e shtuar përgjatë 13 viteve. Ndërsa 154 gjyqtarët e tjerë rezultojnë të kenë shtim të pajustifikuar të pasurisë për një ose më shumë vite të karrierës së tyre.
Diferencat e pajustifikuara zënë 17 për qind të totalit të pasurisë neto që gjyqtarët e shkallës së parë zotërojnë së bashku-pasuri që kap vlerën totale të 4 miliardë lekëve.
Gjykata më problematike në justifikimin e pasurisë rezulton ajo e Sarandës, ku 27.7 për qind e deklaratave të analizuara kanë diferenca të pajustifikuara të pasurisë. Në vendin e dytë renditet Gjykata e Dibrës me 20 për qind të deklaratave dhe në vendin e tretë ajo e Pogradecit me 18 për qind të deklaratave me probleme.
Të dhënat e siguruara nga studimi tregojnë se gjyqtarët e shkallës së parë në vend e kanë trefishuar pasurinë e tyre përgjatë 13 viteve të deklarimit në ILDKPKI. Në vitin 2003, gjendja fillestare e pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë kapte vlerën e 1.18 miliardë lekëve, ku pasuria mesatare e një gjyqtari llogaritet rreth 4.4 milionë lekë.
Ndërsa në fund të vitit 2016, shuma totale e pasurisë bruto të tyre kap vlerën e 4.5 miliardë lekëve, të ndara mesatarisht në 17 milionë lekë për gjyqtar.
Njësoj si gjyqtarët e shkallëve më të larta, edhe gjyqtarët e rretheve kanë piketuar tregun e pasurive të paluajtshme për investimin e të ardhurave të tyre. Sipas studimit, rreth 56.7 për qind e pasurisë së tyre përbëhet nga pasuri të paluajtshme që kapin vlerën e 2.6 miliardë lekëve./BIRN
Nga Miron ÇakoPuna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametr...
Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e proku...
Komisioni për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Orët e para të ditës së sotme mbeten me vranësira dhe reshje...
DASHI 21. mars – 20. prill Prano kompromiset në qoftë se je...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e p...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-nënkryetari i P...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka d...
Lulzim Basha, e përçau qëllimisht Partinë Demokratike, tha n...
Organizata presticioze “Transparency International” ka publi...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka bër...
Drejtori i Ujësjellësit Sarandë, Sheme Lulo apo “drejtori i ...
Pas takimit të zhvilluar me ministren e Arsimit, Lindita Nik...
Vijon të shkaktojë debate deklarata e kryeministrit Rama për...
Partia Socialiste është përfshirë nga një valë debatesh në ...
Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm ç...
SALI BERISHA: E mbaj mend si tani. E mbaj mend atë ditë në ç...
Zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë shtuar “ethet” brenda ...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka folur rreth zgjedhjes të L...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...