web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

22 Shkurt 2018, 17:34, Aktualitet CNA

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, u shpreh se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore 2019, dhe sipas saj, Lulzim Basha, e ka menduar se kë do të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, përballë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj dhe jo vetëm.

?Jo vetëm që po mendohet por po mendohet mjaft mirë që të jetë sa më strategjike si kandidaturë.
Të menduarit për kandidatin… Patjetër që Partia Demokratike e ka menduar dhe po e mendon pa diskutim. … Sigurisht që është filluar të mendohet edhe për rrethet. Patjetër që ne do të nxjerrim më të mirët nga përvojat që kemi pasur deri tani, të vështira në opozitë, shumë të vështira., – deklaroi deputetja Duma.

Ndërkohë që ende baza e Partisë Demokratike, nuk di gjë për listat dhe kandidatët potencial, Duma na tregoi se Lulzim Basha e ka gati një listë të tillë.

Ashtu siç edhe me zgjedhjet e 25 qershorit, ku Lulzim Basha nuk u konsultua me bazën dhe doli me një listë personale kandidatësh për deputetë, sërish si duket do të dalë po me një listë personale, edhe pse kishte deklaruar më herët se do të ishte hera e fundit që e bënte. Kështu i bën Lulzim Basha listat, e më pas merr nga 200 mijë vota më pak çdo palë zgjedhje. /CNA.al





Lajmet e fundit nga