web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njihuni me Mbretëreshën e belfie-ve

11 Shkurt 2018, 22:10, Lifestyle CNA

Sensacioni i Instagramit Jen Selter mund të ketë fituar pothuajse 12 milion ndjekës në rrjetin social, por ajo nuk morri saktësisht trajtimin e duhur gjatë një fluturimi, dy javë më parë.

Ikona e “belfie-ve”, e cila mori famë në sajë të fotografive provokuese në mediat sociale që tregojnë pjesën e saj të pasme, ishte nxjerrë jashtë nga fluturimi në një aeroplan të New York-ut për në Miami.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Incidenti, të cilin Selter filmoi, u bë viral, ashtu si shumica e gjërave me modelet e famshme të rrjeteve sociale.

Pavarësisht nga interesimi i publikut për jetën private të Selter, ajo thotë se është e single dhe gëzon pavarësinë e këtij statusi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E megjithatë mbretëresha e belfie-ve duket se merret m një sere aktivitetesh shumë fitimprurëse.

Ajo po lançon një linjë të rrobave të palestës duke ndërtuar atë që ajo pretendon të jetë një biznes prej 3.6 milion dollarësh, Selter thotë se ka një kontratë vjetore me aplikacionin Fitplan dhe është drejtore kreative e një linje bizhuterish të quajtur ION Collection dhe zëdhënësja globale për platformën e videove, Peeks.

Përveç llogarisë së saj të veçantë në Instagram, Selter menaxhon dhe nëntë të tjera, duke përfshirë edhe couplegoals, e cila përmban foto të çifte të rastësishme që numëron  4.5 milion ndjekës, si dhe profilet e faqeve që lidhen me palestën si (@squatspo (2.7million), @motivationforfitness (1.4million ) dhe @gymlooks (781,000), që është emri i linjës së saj të ardhshme të veshjeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ajo gjithashtu menaxhon @jenlselter (520,000), @idreamaboutfood (322,000), @idreamaboutdessert (52,000), @thatbikini (578,000) dhe një për qenin e saj, @grambrodyselter (28,7000)./CNA.al





Lajmet e fundit nga