web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ju prezantojmë me 10 vendet më magjike të botës

11 Shkurt 2018, 09:33, Lifestyle CNA

Më e mirë që një çift mund të bëjë për të mbajtur gjallë lidhjen sigurisht që nuk është të presë tek dhoma e pritjes tek terapisti. Jo, këtë harrojeni dhe në vend të saj kërkoni një tjetër formë vendi të mbyllur, ku mund të ndryshoni marrëdhënien njëherë e përgjithmonë. Sepse në fund të fundit, energjia e ambienteve ka super fuqi.

Nuk është e domosdoshme që vendi të jetë luksoz apo super i shtrenjtë, por duhet thjesht të jetë i veçantë. Duhet thjesht të nxjerrë në pah versionin më të mirë tuaj dhe kështu do ta keni më të thjeshtë të zbuloni çfarë doni më shumë nga vetja dhe ai/ajo.

Nëse një ditë e ndani mendjen për ta bërë këtë, më poshtë po ju tregojmë vendet më joshëse për një çift, të dashuruar apo në krizë!

1. Mrekullia e bardhë dhe perëndimit magjik është vendi ideal për të kaluar disa pushime në çift.

2. Hoteli i parë luksoz ekologjik në vend. Mund të zhytesh në shtrat ndërkohë që bëhesh një me natyrën. I keni parasysh ato ndjesitë që i përjeton vetëm një herë?

3. Ka shumë pak vite që është krijuar, por që tani është shndërruar në të preferuarin e turistëve.

4. Këtu, George dhe Amal Clooney bënë pritjet e dasmës së tyre. Pallati me 7 yje, ka pamje nga Kanali i madh i Venecias.

5. Ky resort ia ka dalë t’u rindezë çifteve pasionin e humbur.Kujtimet e krijuara këtu, s’kanë të krahasuar me asgjë tjetër.

6.Ky është një nga destinacionet më romantikë të botës. Pallati ngjan si një anije e bardhë në mes të liqenit Pichola dhe mund të shohësh në 360 gradë çdo pamje të Udaipur, Indi.

7. Vilat luksoze të ndërtuara mes xhunglës dhe detit. Mund ta shohim këtë pamje gjithë jetën!

8. Mund të rrini gjithë ditën duke bërë spa, scrub me arrë kokosi origjinale ose…duke masazhuar njëri tjetrin në privatësi të plotë!

9. Çfarë ka ndryshe ky vend nga imagjinata juaj?

10. Një super hotel elegant, buzë liqenit të Como-s.





Lajmet e fundit nga