web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berati i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ Ambasadorit zviceran në Shqipëri Christoph Graf

9 Shkurt 2018, 18:48, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë Berat Petrit Sinaj mbajti ceremoninë për dhënien e titullit ?Qytetar Nderi? Ambasadorit zviceran Christoph Graf

Një emër i ri i shtohet listës së qytetarëve të nderit të Beratit: Christoph Graf, Ambasadori aktual i Zvicrës në Shqipëri. Këshilli bashkiak votoi më 15 Dhjetor 2017 në mënyrë unanime për t?i dhënë titullin Ambasadorit zviceran me motivin: ?për kontribut të vlefshëm dhe rol aktiv në mbështetje të projekteve të zhvillimit për qytetin e Beratit dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Zvicrës dhe Shqipërisë?.

?E marr këtë titull sot si një shenjë të mirënjohjes nga Këshilli Bashkiak i Beratit për contributing e qeverisë time dhe punën që ajo ka bërë përmes bashkëpunimit për zhvillm në vitet e fundit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në këtë rajon?, tha Ambasadori zviceran ndërsa mori titullin. ?Duke filluar nga sot qyteti historic i Beratit është në një farë mënyre qyteti im i dytë?, tha Ambasadori Graf.

Kryebashkiaku Petrit Sinaj në fjalën e tij përmendi faktin që gjatë qëndrimit në Shqipëri Ambasadori Graf ka dhënë maksimumin për projektet dhe fondet e bashkëpunimit që përmirësojnë infrastrukturën dhe mundësitë e rajonit të Beratit. Ai lëvdoi në veçanti përkushtimin e palodhur dhe rolin e luajtur nga Ambasadori Graf për t?u siguruar për progresin e projekteve zvicerane të investimeve në këtë zonë. Së bashku me Kryetaren e Këshillit Bashkiak të Beratit Nikoleta Manka, Kryebashkiaku Sinaj dorëzuan certifikatën dhe pllakën e qytetarisë së nderit.

Pas ceremonisë Kryebashkiaku shoqëroi të ftuarin zviceran në një garë vrapimi të fëmijëve në qendrën e Beratit dhe më voën në një vizitë tek ndërmarrja e ujësjellësit e cila po ndërmerr rinovim përmes një fondi zviceran.

Qytetarë të tjerë nderi të Beratit përfshijnë arkeologun dhe historianin Moikom Zeqo, gazetarin Ilir Konomi, dhe shkrimtaren Xhanfize Keko (pas vdekjes).

Fondet e bashkëpunimit zviceran janë active në Berat në formën e promovimit të turizmit dhe punësimit, rehabilitimit të furnizimit me ujë dhe prezantimit të modeleve të reja për menaxhimin e mbetjeve. Pothuaj 6 milion Euro janë përkushtuar për ndërhyrje të ndryshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës.

Marrëveshja më e fundit  e nënshkruar në Dhjetor 2017 parashikon përmirësime madhore në menaxhimin e mbetjeve me përfitim për rreth 230,000 banorë përveç turistëve dhe vizitorëve.





Lajmet e fundit nga