web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U akuzua se ndërmjetësonte takime me ish-Kryeministrin/ Shkëlzen Berisha përgënjeshtron live Ballën dhe Bushatin

8 Shkurt 2018, 21:54, Aktualitet CNA

Sonte në emisionin “Të paekspozuarit” është debatuar lidhur me temën “Tepsia e re e drejtësisë”, ku analisti Andi Bushati, u shpreh duke cituar Taulant Ballën, se Shkëlzen Berisha ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes disa personave të huaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejtë në këtë emision hodhi poshtë akuzën e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS dhe analistit Bushati, ku tha se gjithçka është një gënjeshtër.

Ai tha, “Nuk ekziston asnjë email apo letër ligjore që tregon se unë kam ndërhyrë për t’i siguruar dikujt takim me babain tim. Nuk e di nga kanë dalë këto.”

Më tej ai u shpreh se takimi për të cilin akuzohet si ndërmjetës, as nuk është kërkuar e as nuk është zhvilluar kurrë.

“Ky takim nuk është kërkuar e as zhvilluar kurrë. Nuk kam asnjë lidhje me këta persona, as familjare, as biznesi, as nuk u kam shitur makinën, as nuk jam përgjuar ku të kem bërë diçka me ta.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga