web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e gazetarit/ "Shqipëria që duam", show i Qeverisë Rama

8 Shkurt 2018, 20:56, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin “360 gradë”, ku si  temë diskutimi është “Antitepsia:Po çfarë po zien kusia”, krahas zvendëskryeministres Senida Mesim është edhe gazetari Bledian Koka.

Ndërkohë që numri dy i qeverisë e vlerësoi portalin e qeverisë “Shqipëria që duam” si një risi të padiskutueshme, që i vjen në ndihmë shqiptarëve, gazetari Koka e konsideroi këtë një shpikje, që vetëm për mirëqeverisje nuk shërben.

Portali është thjesht një show i Qeverisë që nuk sjell asgjë të re. Ishte show që kur nisi funksionin në atë kohë kur në Vlorë dhe Fier kishte përmbytje.

Ndërkohë zvendëskryeministrja Mesi nuk preferoi të komentonte, duke i konsideruar deklaratat e gazetarit Koka bajate.  

Versioni i portalit për Shqipërinë që duam është konfirmimi real i një dështimi. Jo se nuk dini të bëni shtet por nuk doni ta bëni. Ju doni ta merrni shtetin dhe ta kontrolloni. Ju doni të zgjidhni dikë dhe t’i zgjidhni pa radhë problemin”, ka thenë Kokam duke vijuar:.

“Nëse e zbërtheni këtë skemë do shohësh se përveç se butaforik portali është tërësisht qesharak. Nëse kishte një gjë të mirë në konferencën e djeshme ishte moderimi nga ana juaj, megjithëse jeni zv/kryeministri. Ditën që prezantohej portali “Shqipëria që duam”, një ditë më parë ka ndodhur përmbytja në Fier dhe në Vlorë dhe një ditë më vonë doli ushtria dhe ministrat tuaj duke folur për suksese që askush nuk i dinte se kishin ndodhur. Ai portali ishte thjesht për shoun e radhës”./CNA.al





Lajmet e fundit nga