web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta: Shqipëria mund të ecë më shpejt drejt çeljes së negociatave

8 Shkurt 2018, 10:46, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta gjatë një intervistë për gazetën ?Albanian Daily News? , ka vlerësuar strategjinë e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

?Dua të vlerësoj kthjelltësinë dhe peshën me të cilën Bashkimi Evropian konsideron Ballkanin Perëndimor. Kjo strategji dhe Samiti i Sofjes dëshmojnë se rajoni qëndron ndër çështjet prioritare e strategjike për BE-në, si në aspektin strategjik, ashtu edhe atë politik, institucional, ekonomik, dhe qytetar.  Qartësia e panoramës aktuale në rajon besoj se ka çuar në drejtpeshimin e vendimit për të qenë më të vëmendshëm dhe më të angazhuar me një plan aksioni konkret për secilin vend. Kjo është një qasje inkurajuese, përsa kohë vendet tona kanë zgjedhur t?i bashkohen Unionit për t?u bërë partnerë të barabartë dhe të denjë, në aplikimin e standardeve të jetesës, të ligjeve, demokracisë dhe zhvillimit.

Sa më e afërt të bëhet kjo marrëdhënie, aq më i rreptë është vlerësimi, dhe aq më shumë përparon vendi. Kjo strategji mendoj se është inkurajuese dhe se krijon një ekuilibër shumë të mirë ndërmjet identifikimit të rreziqeve që kanosen dhe domosdoshmërisë për të intensifikuar marrëdhëniet e BE-së me të 6 shtetet e rajonit?, ka thënë Meta.

I pyetur se si e konsideron faktin që Serbia dhe Mali i Zi kanë një kalendar konkret anëtarësimi, ndërkohë që Shqipëria nuk përfshihet në këtë paketë, Meta ka thënë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të rrisë shpejtësinë e ecjes, por kjo kërkon vullnet të konsoliduar politik.

 

?Nëpërmjet kësaj strategjie, Komisioni Evropian mendoj se ripohon dy gur-themele të procesit të integrimit: së pari perspektivën për anëtarësim të plotë, dhe së dyti siguron një proces të merituar individual sa i përket afrimit në standardet e bashkëjetesës evropiane. Thënë kjo, entuziazmi dhe padurimi ynë për ta përshkuar sa më shpejt këtë rrugëtim, është krejt legjitim, madje në kontekstin aktual mendoj se është një aset që meriton vlerësim.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të rrisë shpejtësinë e ecjes, por kjo kërkon vullnet të konsoliduar politik. BE kërkohen të shikojë reforma më të thella gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare, veçanërisht për të siguruar institucionet demokratike funksionale dhe sundimin e ligjit. Sikundër citon raporti: ?…ensuring constructive dialogue across the political spectrum, notably ëithin the parliaments…? rivendosja e dialogut politik merr përparësi të veçantë.

Si President i Republikës do të bëja thirrje për një lexim të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe racional të strategjisë nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë për prioritizimin e aksioneve që duhen ndërmarrë për të realizuar çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në BE.

Po kështu theksoj rëndësinë që ka ruajtja e koherencës mes deklaratave angazhuese dhe planeve vepruese, për të siguruar seriozitetin dhe besueshmërinë e zbatimit të reformave. Besueshmëria ishte dhe fjala kyç e strategjisë së re të zgjerimit, e domosdoshme për t?u arritur si në raport me qytetarët ashtu edhe me partnerët tanë institucionalë?, është shprehur Meta.

Me tej, President Meta është pyetur për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë.

?Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë   në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës.

Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë.

Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë.

Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parë është një mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok?, ka përfunduar Presidenti./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga