web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deri sa mund të regjistrojë truri i njeriut?

8 Shkurt 2018, 18:00, Aktualitet CNA

Ndryshe nga kamera dixhitale me kartë memorizuese e cila mund të tejmbushet dhe mos regjistrojë më tepër, trurit të njeriut nuk i mbaron kurrë memoria. Truri i një njeriu të rritur është si një sfungjer thithës dhe supozohet se ai duhet të jetë në gjendje për të regjistruar fakte dhe përvoja të reja pafundësisht.

Neuroshkencëtarët janë përpjekur gjatë për të matur vëllimin tonë maksimal mendor. Megjithatë, çdo përpjekje për të llogaritur kapacitetin e kujtesës ka rezultuar befasuese në aftësitë njohëse të individëve të përkushtuar, dhe atyre me një tru atipik.

Shumë prej nesh luftojnë për të memorizuar një numër telefoni. Po një numër me 67.980 shifra? Një student 24-vjeçar në Kinë e ka memorizuar për 24 orë vargun e këtyre numrave gjatë, duke thyer rekord botëror.

Dijetarët kanë zbuluar aftësi edhe më të mahnitshme të trurit tonë në lidhje me emrat dhe datat për detajet e skenave komplekse vizuale. Ka raste të rralla, ku aksidentet kanë shkaktuar fitimin e ?Sindromit të dijetarit?. Kur Orlando Serrell ishte 10 vjeç, ai ishte goditur nga një top basketbolli në anën e majtë të kokës së tij. Ai papritmas filloi të llogarisë data komplekse kalendarike, të tilla si çfarë ditë jave ishte para një dekade data e sotme./CNA.al





Lajmet e fundit nga