web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

HABERET E MITROS/ DATËLINDJA E DORIT

8 Shkurt 2018, 22:03, Aktualitet CNA

Sot Dori ka ditëlindjen. Miku im i mirë. Kur jemi njohur? Në kohë? Disa muaj më parë.
Në hapësirë? Një jetë të tërë. Miqësija jonë është si një ëndër. Sheh një ëndër? Të duket që ka zgjatur gjithë natën. Në fakt ëndra më e gjatë zgjat disa sekonda.

Autopyetje:-Çfarë mund të flasësh me Dorin? Ti 70. Ai 30 pranvera?!
Kryesish flasim për seksin. Duket çudi , por ai më ka imituar.
Dola unë një herë me peshqir, lakuriq para pasqyrës? E kisha bërë kryq peshqirin.
Doli Dori me peshqir. Lakuriq. Në ballkon. Peshqiri qëndronte i varur mbi kandar!
Tjerrim bashkë muhabete për ekonominë…përfundojmë tek cialis që importon Koço Devole nga Amerika.
Ndërrojmë bisedë. Pyet Dori:
-Ke kapërcyer ylberin Shoku Mitro?
-Nuk jam gay?
-Ke qënë komunist! Nga dole deputet demokrat, pa kapërcyer ylberin?
-Eh!…Dori! Skena e politikës është si skena e teatrit. Me një ndryshim. Në teatër luhet maksimumi tre orë. Po u fute në skenën e parlamentit, luan katër vjet. Po të jesh pak servil i Kryetarit, shkon edhe 8 vjet. Po u bëre urë, shkon edhe 16 vjet.
-Aktorët kanë rrogat e vogla?
-Normale.Partitë i duan aktorët deri tek paraja.
-Të pashë me Ezmerken në testër:? Vdiq mbreti…Rroftë mbreti?. Mprehe gozhdë në sallë?!
-Kallkan. Ndaj vendisëm ta prishim Teatrin dhe të mbjellim gardaçel?!
-Të puth një herë në ballë shoku Mitro…Kam datëlindjen, de… /CNA.al





Lajmet e fundit nga