web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

443 trëndafila të bardhë për Kylie Jenner/  Çfarë domethënie kanë?

8 Shkurt 2018, 22:40, Aktualitet CNA

Kylie Jenner, miliarderja e familjes Jenner-Kardashian, një javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë. Vogëlushja Storm Webster është fëmija më i famshëm në botë dhe fotoja e saj e parë ka bërë xhiron e botës duke thyer edhe rekordin e pëlqimeve në ?Instagram?.

Më parë rekordin e pëlqimeve në internet e mbante Beyonce me foton që lajmëroi ardhjen e binjakëve, duke marrë 11.2 milionë pëlqime. Ndërsa fotoja e vajzës së Kylie vetëm për një ditë ka marrë 14 milionë pëlqime.

Kylie Jenner në ditën më të bukur të jetës së saj është surprizuar nga i dashuri i saj, Travis Scott, i cili i ka dhuruar 443 trëndafila.

Po përse 443 trëndafila? Kylie ka zbuluar se i dashuri i saj i është referuar orës së lindjes së vajzës në 1 shkurt në orën 4:43.

?443 nga zemra ime disa ditë më parë. Në orën kur ajo erdhi në jetë?, ka shkruar Kylie në ?Instastory?-n ku tregonte trëndafilat që i dhuroi i dashuri.

Lule Kylie i dhuroi e gjithë familja e saj, si  dhe miqtë e saj më të ngushtë./CNA.al





Lajmet e fundit nga