VIDEO - “Keni Perëndi a s’keni?!”/ Kryeministri ndërpret inspektimet në Fier dhe...
Kryeministri Edi Rama i cili ishte në qytetin e Fierit, ku i...
Ish-ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demoraj, ka reaguar pas deklaratës kërcënuese të presidentit grek, Prokopis Pavlopulos, për çështjen çame, ku tha se Shqipëria nuk duhet ta zinte me gojë këtë çështje sepse Greqia mund të përdorte Veton në BE.
Nëpërmjet postimi në rrjetet sociale, Demiraj shprehet se, këto deklarata janë të një ideologjie që i ka kaluar koha. Më tej ai shprehet se duke premtuar për fuqizimin e unitetit kombëtar grek nuk mund të shkelësh mdi të drejtat e një grupi tjetër etnik.
?Nuk e kuptoj pse greket vazhdojnë te jenë armiqësore ndaj institucioneve, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Udhëheqësit grek duhet të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse, pasi këto janë deklarata të një dekadence të një civilizimi në humbje.?, shkruan Demiraj.
Më tej ai bën thirrje që autoritetet shqiptare dhe qytetarëve në tërësi të tregojnë më shumë dinjitet kombëtar, dhe të reagojnë ndaj deklaratave si ajo e Presidenit grek.
“Si shtetas shqiptar i përgjegjshëm, i edukuar dhe trajnuar për atdhedashuri, ku kam dhënë modestisht kontribute jo të vogla në drejtim të sigurisë kombëtare si dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s (misionet luftarake ndërkombëtare), i bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe bashkeqytetareve pa dallime partiake, të tregojne me shume dinjitet kombëtar, për të reaguar ndaj fyerjeve të klaneve ekstremiste antishqipare. DD.”, – shprehet Demiraj.
Postimi i plotë:
Te nderuar bashkekombas!
Termi ?Fqinj i mirë? në politikën e jashtme është përdorur për herë të parë nga Senatori HenryClay ne shekullin e XX-të, ku parimi kryesor ishte mosndërhyrja në punët e brendshme të një vendi fqinjë.
Real-politika pohon se: ?interesi kombëtar? i çdo shteti është siguria dhe mbijetesa e tij kombëtare. Politika e meparshme greke, që kishte për ideologji të gllabërimit megaloidene e ?aventuriereve? Jan Katalisis dhe Zerves në ndërtimin e politikes së fqinjësisë, vazhdon nje shekull më vonë duke propaganduar nëpërmjet Presidentit Pavlopulos se: ?është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë cështjen Camërisë?.
Nuk është hera e parë që ky trashëgimtar i Zervës, përsërit kushte për Shqipërinë, ku vetëm vjeshtën e kaluar katër herë me radhë parashtroi kushtin grek të përdorimit të vetos për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, nëse Shqipëria nuk lëshon ?pe? në çështjen e detit, çështjen e varrezave, proteksionin grek mbi ortodoksinë shqiptare, statusin e privilegjuar të minoritetit grek, etj.
Nuk e kuptoj pse greket vazhdojnë te jenë armiqësore ndaj institucioneve, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Udhëheqësit grek duhet të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse, pasi këto janë deklarata të një dekadence të një civilizimi në humbje.
Këto janë deklarata të një ideologjie qe i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e ?unitetit kombëtar grek? nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e cdo grupi etnik.
Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-s, nuk coi në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë, por u tregua i pabesë dhe mosmirënjohës ndaj rolit të shqiptarëve ne krijimin e Greqisë moderne, ku nga 100 heronjtë që lindën nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptarë, të cilët luftuan si miq të popullit grek, se shtypeshin nga i njëjti pushtues.
Çamëria është viktima e tretë e barbarisë greke dhe deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit të megaloidesë duke vendosur dhe ligjin e hiles dhe duke e tundur si këmborë deri në ditët e sotme para politikës shqiptare. Kjo, është e domosdoshme për të mos lejuar erozione të reja në sovranitetin e saj shtetëror dhe kombëtar. Çështja shtrohet për një renditje prioritare strategjike midis sovranitetit dhe integrimit europian, ku në planin historik, sovraniteti është i përhershëm dhe i përjetshëm kombëtar, kurse integrimi europian është i përkohshëm. Pingpongu i politikes në Tiranë, ka çoroditur konceptin për interesat kombëtare. A janë interesat kombëtare mbi ato të axhendave politike partiake dhe personale? Unë mendojë PO, por me keqardhje gjykoj se kjo nuk eshte zgjidhja e duhur për shqiptarët pasi po kërcënohet identiteti fizik, politik dhe kombetar.
Secili shtet përdor fuqinë e tij ose të paktën njërin prej komponentëve; ekonomikë, ushtarakë, politike dhe diplomatikë, ku dy të parat është e vështirë të realizohen, por ajo diplomatike është krejtësisht e realizueshme nëse ka nje vision te qarte dhe te bashkuar kombetar.
Por, qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar. Asnjë eksponent i mazhorancës nuk tha asnjë fjalë.
Si shtetas shqiptar i përgjegjshëm, i edukuar dhe trajnuar për atdhedashuri, ku kam dhënë modestisht kontribute jo të vogla në drejtim të sigurisë kombëtare si dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s (misionet luftarake ndërkombëtare), i bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe bashkeqytetareve pa dallime partiake, të tregojne me shume dinjitet kombëtar, për të reaguar ndaj fyerjeve të klaneve ekstremiste antishqipare. DD. /CNA.al
Kryeministri Edi Rama i cili ishte në qytetin e Fierit, ku i...
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në rubrikën “Intervist...
Në valën e rihapjes së disa dosjeve të mëdha, ka reaguar edh...
Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarjeje me Koso...
Me vendim nga qeveria është ndërruar emri i aeroportit të Sh...
Pas arrestimit të zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar d...
Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar mundësinë e ngritjes së ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një pronomcim...
Në një operacion arrestimesh të përbashkët midis DEA-s ameri...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte i pran...
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është thirrur nga Proku...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lev...
Gazetarja e njohur dhe sipekrja e lajmeve, Sonila Meço, ka r...
Justin Timberlake ka publikuar këngën e rardhës me titullin ...
Ayesha Curry është një personalitet shumë e njohur në Amerik...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duket se është vetëm s...
Karabinierët e Pavias arrestuan 2 shqiptarë për trafik droge...
Pas diskutimeve të Komisionit Evropian mbi strategjinë e Zgj...
Këto dy vitet e fundit gjithnjë e më tepër në media po qarku...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar Qeverinë që të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...