Këngëtarja shqiptare përlotet kur sheh varfërinë në këtë familje shqiptare
Varfëria e tejskajshëm e tyre ka prekur të dy emrat e njohur...
Protesta e Opozitës, e organizuar ditën e premte në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? ishte e madhe. Partia Demokratike dhe LSI, pas një muaji mobilizim, ia dolën të sjellin në kryeqytet një masë serioze mbështetësish. Kjo dëshmon, që në çdo rast e çast, në vend ka humus kundërshtie. Ajo ishte një demonstratë militante, që nuk përfshinte në gjirin e saj të paangazhuarit dhe shtresën gri. Gjithsesi, edhe militantët janë qytetarë si të tjerët, paçka se më të ekzaltuar e të përpunuar ideologjikisht.
Kësisoj, deri diku, ai tubim bëhet zëdhënës i një sërë shqetësimesh që ekzistojnë në vend në lidhje me qeverisjen. Partia Demokratike, me gjithë goditjet që ka marrë nga lidershipi i vet, dëshmohet një parti me rrënjë të forta. Në vend ka një varfëri të madhe dhe kjo nuk është metaforë. Emigracioni është tendencë e ditës dhe kjo nuk është hipotezë. Korrupsioni shfaqet si lubrifikanti i kohës e ky nuk është hamendësim. Tarafi shtron tryezën e darkës e ky është fakt. Ëndrrat që burojnë prej tyre shndërrohen në erotizmin e natës dhe kjo nuk është poezi. Skandale burojnë si ujë kroi e ky nuk është natyralizëm.
De jure, jemi demokraci, por de fakto ne gjendemi në feudalizëm. Me ato parime funksionon shteti dhe pushteti, politika dhe partitë, administrata dhe biznesi e plot segmente të tjera.
Disa feudalë të mëdhenj kanë në dorë gjithçka. Të tjerët, ndonëse me emër bashkëkohësie, paçka se udhë- tojnë me gomar, biçikletë, veturë apo përdorin celularë, janë thjesht bujkrobër. Disa mendje të lira paguajnë haraç. Një shoqëri si kjo e jona që paguan faturat e veseve të veta historike ku frika është më e rëndësishme se bindja, ku nënshtrimi është më joshës se guximi, ku servilizmi të ngjit në karrierë me shpejtësi drite, ku e ku më i sigurt se çdo CV, karrierë apo profesion, ku fjala e kryetarit është Bibël e Kuran, ku nuk reshtet se moralizuari, ndonëse morali qelbet si stërvinë rrugëve.
Qeveria është njëri prej feudalëve më të mëdhenj në vend. Me karakteristikat e saj themelore, si të qenit klienteliste, autokrate, gjithashtu është mbrojtësja kryesore e aradhes së feudalëve shërbëtorë të saj. Në këtë kontekst social, politik e kulturor, çdo protestë është e dobishme. Ajo shton me pak centimetra hapësirat e lirisë dhe shpresës. Por pak ama, shumë pak. Në formë, opozita arriti një sukses, po të kemi parasysh rezultatin e zgjedhjeve që e zbriti në rrethin e shtatë të ferrit.
Ajo mobilizoi disa mijëra prej të vetëve. Pamja e asaj dite mund të konsiderohet një shenjë ringritjeje. Por aq njerëz nuk mjaftojnë për të rrëzuar Edi Ramën. Ky i fundit, nëse arroganca nuk ia zë përfund inteligjencën, për interesin e tij personal duhet t?i dëgjojë ata pa përbuzje. Mbase, edhe ata përfitojnë ndonjë gjë nga indulgjenca. Shumë prej njerëzve, që i shkuan poshtë dritares, janë pa punë, pa të ardhura, pa mundësi për t?i gëzuar fëmijët e tyre, as më gjërat më të thjeshta. Qeveria e Ramës ka zona të mëdha mizerabiliteti në çdo pikëpamje. Disa prej zyrtarëve të saj, në çdo vend të Europës, mund të punonin si akçinj, sazexhinj e biletashitës (punë të respektuara). Po kaq me zotnillëk, vetëm këto punë mund të bëjnë kandidatët e opozitës, për ministra apo disa ishministra. Banaliteti zakonisht favorizon qeveritë për disa segmente kohe.
Propaganda ka zëvendësuar të vërtetën. Ne hamë bukën e axhët prapë, ose vakte të kripura me gënjeshtra. Skandalet na shpërndahen si ngjarje të zakonshme kaq shpesh, sa vërtet janë bërë të zakonshme.
Në përmbajtjen e saj, protesta shfaqi një sërë problemesh. Lulzim Basha nuk tha asgjë të re. Retorika e tij sheqerosej me banalitet. Ai vetëm akuzoi, ndonëse disa akuza qëndrojnë. Monika Kryemadhi, ku e ku, përsëriti vetveten për të fituar doza opozitarizmi, pas tetë vitesh të majme pushteti. Aty u fol për varfërinë teksa opozita vetë është e pasur qamet. Akuzat e forta ndaj saj për korrupsion, kur qeveriste, s?kanë munguar. Partitë shqiptare, të gjitha janë provuar në pushtet dhe në opozitë, përgjatë 27 viteve. Me stoicizëm kanë gënjyer në të dyja rastet. Basha vetë për një kohë të gjatë ka qenë një nga njerëzit më me pushtet në vend. E vërtetë si pjesë e sukseseve dhe dështimeve të Sali Berishës, por edhe bir i dështimeve të veta, atësinë e të cilave nuk e ka pranuar kurrë.
Basha nuk pati guxim të bëjë kirurgjinë e katastrofave të veta elektorale para popullit opozitar. Për asnjë çast, në raport me to nuk guxoi të jetë i vërtetë.
Faljen ai e kërkon me shpejtësinë e të lëpirit akullore. Ai me përulje duhej të ekspozonte një të madh pendim, për sharrimin që i bëri investimit historik të resurseve njerëzore të asaj partie dhe të priste me dorë në zemër reagimin e atyre, që kishte përreth podiumit.
Turmës iu tha se do ecim përpara dhe do te rezistojmë. Fjalë të përgjithshme që Edi Ramës nuk i shkaktojnë as kruarje mjekre. Por nuk u tha si, dhe më kë. Njerëzit e afërt të Bashës, në shumicë, nuk merren seriozisht. Me zjarr në gji dhe zemërim në sy, ata kanë padurim për karrige. Një zot e di si ia punojnë qindin nesër asaj virane.
Luli pranoi pa kushte ministrat e LSI-së, nëpërmjet koalicionit opozitar, pa ua vënë në dyshim puritanizmin. Ndërsa largoi nga lista ish-ministrat më të rëndësishëm të PD-së dhe mbajti në të vetëm nga ata që u lidhen për këpucë. Kauza që i bashkon me LSI-në, pra rrëzimi i Edi Ramës nuk mjafton për të ndërtuar kauzën e ngritjes së opozitës si alternativë pushteti. Duhet diç- ka më shumë dhe më fort bindëse. Basha s?dha asnjë garanci për përfaqësim normal të popullit opozitar, të cilin deri tani e ka konsideruar si pushtet personal për ta ndarë me shërbestarët e vet. Disa në grupin e tij parlamentar janë hazër për Gines.
Standardet e tij thyejnë turinjtë sapo artikulohen. Në to, ai nuk beson vetë, ndaj vështirë të besojnë të tjerët. Një qeveri antimafia është thjesht një kërkesë e radhës për të bashkëqeverisur me Edi Ramën. Nëse krijon frymë qytetare, s?ka qeveri që ia ndal fitoren opozitës. Në mungesë të saj, qurravitjet nuk e ndihmojnë.
Basha, në dy takime elektorale lokale e kombëtare, ka dështuar në mënyrë spektakolare, për të cilat merr përgjegjësi, por nuk mban përgjegjësi. Kësaj here, prej tij pritej një kalendar, i cili do të mbushej me fakte. Jo thjesht një fjalim, i cili çuditërisht nuk ishte cilësor as nga pikëpamja stilistike. Ligjërata të linte shijen e një hartimi të dobët të shkruar shpejt e shpejt.
Folësit, të cilët i shohim prej mbi 20 vitesh, t?i bëjnë iluzionet turshi kur flasin për ndershmëri, drejtësi dhe etikë europiane. Shumë petulla janë bërë me vajin e tyre.
I vetmi që tha gjëra logjike ishte Dashamir Shehi. Një tjetër element simpatik binte në sy në atë proteste. Po ashtu, gjetje ishin fotot që rëndojnë mbi ndërgjegje pushtetarësh, fotomontazhet dhe parullat e djemve dhe vajzave të rinj që ishin pamjet më simpatike e më me domethënie të një opozitarizmi domethënës në atë proteste. Trajnimi i socialistit, që duhej të dukej hëm socialist i thekur, hëm antiRamë i ndezur, ishte teatër banal, që nuk iu ngjit askujt me respekt në kujtesë.
Nuk mjaftojnë dështimet e qeverisë dhe as tubimet në shesh për t?i dhënë vendit një qeveri më të mirë. Duhet të ndodhë diçka në oborrin e PD-së, në shkallët e saj, në zyra e sidomos në atë të Lulzim Bashës, në vetë mendjen e tij, që nuk po di të lërohet nga e vërteta, kuraja dhe spikatja.
Basha duhet përgëzuar, që i rri filozofisë së protestave paqësore. Çdo zë që do ta tërheqë, kah dhuna, duhet refuzuar. Edi Ramën, nëse është i zoti, duhet ta mundë veç me votë. Rrugë tjetër s?ka. E kemi provuar dhunën tri herë; më 1924, më 1944, më 1997, dhe rezultatet e saj dihen. Si gjykim i fundmë, mund të thuhet se protesta ishte një sukses modest për opozitën dhe Lulzim Bashën, me drojën se ai do të abuzojë me të, për të mos zgjidhur asnjë problem imediat në PD, në pritje të protestës së radhës. Mes formës dhe përmbajtjes, fitoi e para. Krejt pak, nuk është./ Shkruar për gazetën Panorama
Varfëria e tejskajshëm e tyre ka prekur të dy emrat e njohur...
300 gardelinat që u kapën në kufi duke u trafikuar kanë dalë...
Sipërmarrësi suedez, Ingvar Kamprad është ndarë nga jeta në ...
Protesta e 27 janarit kishte si qëllim në vetvete të denonc...
Pas ekstradimit të financierit të grupit kriminal ‘Habilaj’,...
Silvana Baltadori është një ndër emrat e njohur në fushën me...
Mbledhja e sotme në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dh...
Partia Demokratike i është drejtuar me një letër kreut të ku...
Zyrtarisht, sezoni i tapeteve të kuq ka mbërritur dhe gjithë...
Kandidatja e propozuar për anëtare të KLGJ, Fatmira Luli e c...
File Daci është tashmë gjyshja më e famshme në Shqipëri. Bëh...
Bebe Rexha ishte një ndër yjeve që shkëlqeu në tapetin e kuq...
Ka dështuar mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar të Me...
Çdo vit, ceremonia e çmimeve Grammy dhe tapeti i kuq është n...
Në gjitha zyrat e Gjendjes Civile në vendin tonë nuk mund t...
Ndërsa ishte i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, në një ak...
Dy ditë pas protestës në një deklaratë për mediat, kryetarja...
Policia e Kamboxhias ka vënë në pranga 10 turistë anglezë pa...
Duhet të jetë ndoshta skena më e vështirë për baballarët nës...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...