“Prej vitesh me charter për transport parash”/ Nënkryetari i PD-së: Rama e ndan Shqipërinë si plaçkë private
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ndal ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ndal ...
Vetingu në drejtësi pritet të nisë me largimin e rreth 30 gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Momentalisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po verifikon 57 emra, të cilët janë kryesisht kandidatë për KLGJ e KLP, por dhe anëtarë të Prokurorisë së Përgjithshme apo të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
Gazeta ka mësuar informacione sa i takon dosjeve që kanë dërguar 4 institucione pranë Komisionit të Kualifikimit. Sipas ligjit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Pastrimit të Parave, dërgon pranë komisionit të dhënat mbi verifikimin e pasurisë. Të njëjtën gjë bëjnë dhe DSIK, me pastërtinë e figurës dhe KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme me verifikimin e karrierës. Por interesant është fakti se gjëja që pritet të penalizojë gjyqtarët dhe prokurorët është pasuria.
Nga burime të gazetës pranë ILDKP, mësohet se në raportin që ka shkuar pranë komisionit, ka pasur rekomandime negative për gati gjysmën e emrave prioritarë. Problemi kryesor është mosjustifikimi i pasurisë. ILDKP ka bërë një bilanc të të ardhurave për çdo emër, që kur ka filluar karrierën e deri më sot, përfshirë dhe të ardhurat e familjarëve të tyre.
Ato janë krahasuar me vlerën e pasurive që ata zotërojnë dhe ka shumë emra që me të ardhurat nuk e justifikojnë dot pasurinë. Por shkelje janë gjetur dhe sa i takon pronësisë së bizneseve, banesave dhe pronave të paluajtshme. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë përdorur hipotekat dhe noterët për të mashtruar me vlerat e objekteve dhe me pronësitë e tyre.
Ka pasur shumë raste kur objektet janë deklaruar me vlera shumë më të ulëta, ose nuk figurojnë më në pronësi të tyre edhe pse janë deklaruar vite më parë. Për këtë arsye, përveç verifikimeve që ka bërë ILDKP, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar të dhëna nga ZVRPP mbi pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe si ka ndryshuar pronësia e tyre. Por duket se vetëm sa i takon problemeve me pasurinë gjysma e emrave prioritarë që po verifikohen pritet të përjashtohen nga drejtësia.
Verifikimet e figurës dhe karrierës
Me rëndësi është dhe kontrolli i pastërtisë së figurës dhe korrektësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendimet që kanë marrë. Burime të gazetës pranë KPK deklaruan se sa i takon të dhënave që ka dorëzuar DSIK, përgjithësisht gjyqtarët dhe prokurorët kanë rezultuar të pastër.
Detyra e këtij institucioni ishte të verifikonte nëse njerëzit e drejtësisë kanë pasur lidhje me krimin, por përgjithësisht raportet kanë qenë të pastër, pasi nuk ka prova konkrete për takime apo lidhje të gjyqtarëve apo prokurorëve me njerëz të bandave.
Ndërsa sa i takon karrierës, mësohet se KLDP dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ecur me të njëjtin ritëm. Mësohet se këto institucione nuk kanë bërë verifikime, por vetëm sa i kanë dorëzuar komisionit të dhënat e kërkuara.
Mësohet se janë dorëzuar nga 5 vendime për secilin emër, të shoqëruara me procesverbalet e mbledhjeve gjyqësore, regjistrimet audio e video, si dhe janë dhënë informacione mbi procedimet disiplinore për gjyqtarët në fjalë dhe ankesat që ka pasur ndaj tyre./Sot
Për ata që nuk iu kujtohet Edi Rama në kohën kur ishte kryet...
Kreu i PD –së Lulzim Basha një ditë pas protestës ka dalë në...
Mazhoranca qeverisëse i ka kthyer reston Lëvizjes Socialiste...
Në rininë tonë ne mundohemi të jemi sa më të shëndritshëm dh...
Që në momentin kur Malia Obama vazhdoi universitetin në 2017...
Për disa arsye është shumë e vështirë të gjesh ato pantallon...
Klamidia është një nga sëmundjet më të përhapura e cila i pr...
Pronarët e hoteleve moderne e kanë gjithmonë e më të vështir...
Me ardhjen e çdo stine ju bëni një listë të trendeve që doni...
Të gjithë e duam rërën e plazhit dhe pijen “Margarita” të sh...
Të enjten në mbrëmje Kim i la gojëhapur të gjithë ndjekësit ...
Miqtë e këngëtares së “The Cranberries”, Dolores O’Riordan, ...
Greta Koci vijon të reklamojë veshjet nga dyqani që menaxhon...
Velina e emisionit “Xing me Ermalin” prej disa ditësh ndodhe...
Avokati Altin Goxhaj, me anë të një postimi në rrjetet socia...
Gjatë kohës kur Linda Rei ishte pjesë e “Dance with me”, ajo...
Është njoftuar se Endri Puka nuk do të jetë më drejtor i Alb...
Bukuria është në gen dhe kjo s’ka pikë dyshimi. Nëse doni nj...
Meqenëse 2018 filloi si një vit zhvarrimesh, po publikojmë p...
Ndërsa shumë mund ta njohin si mbesa e Inis dhe Ingrid Gjoni...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...