web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria jep 200 milionë euro për rrugën Thumanë –Kashar/ Ministri Gjiknuri tregon se kur nisin punimet

23 Janar 2018, 11:26, Aktualitet CNA

Qeveria e Shqipërisë do të investojë 200 milionë euro për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë në Kashar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare.

?Kompletimi i aksit nga Thumana në Kashar dhe nga Kashari pastaj në Rrogozhinë me pagesë, që është një projekt alternativ do të lehtësojë trafikun. Ka ardhur një studim fizibiliteti. Nuk është ndonjë blasfemi pagesa. Kushdo që do ta bëjë rrugën më gjatë t?i bie nga Durrësi dhe kushdo që të shkojë 30 minuta më herët le t?i bie nga Rrogozhina?, ka thënë Gjiknuri.

 Aksi  rrugor Thumanë -Kashar do të kushtojë 200 milionë euro dhe do të bëhet nëpërmjet Projektit të Partneritetit Publik Privat.

 ?Thumana do bëhet nëpërmjet Projektit të Partneritetit Publik Privat i cili po shikohet, pra ka një projekt paraprak, mos u shqetësoni shumë nga shifrat. Kosto po shikohet. Ka një propozim, është një projekt i cili është studiuar nga Autoriteti Rrugor, ka kaluar dhe Këshillin Teknik. Duhet të kuptoni që nuk ka mashtrim në rrugë. Ajo vepër do bëhet me parametrat më të mirë ndërkombëtarë se do jetë një autostradë e shpejtë me 140 km/h. Pra do jetë me korsi shpejtësie dhe do jetë një autostradë me parametrat më të mirë. Ka shumë vepra arti, ka shumë mbikalime prandaj del ajo kosto. Nëse duam rrugë standarde dhe që të jetë e sigurt, jo që të hyjë kushdo, hyn karroca, hyn njeriu. Këtej duam dhe standarde, dhe shpejtësi, dhe kushtojnë. Rrugët kushtojnë, ka çmime të miratuara. Asnjë rrugë nuk do kalojë limitet e miratuara nga qeveria shqiptare. Vendet e tjera mund të kenë kosto dhe më të larta, ne kemi pranuar ato që kemi. Këto janë gjëra të verifikueshme?, ka shtuar më tej ministri Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri ka treguar se këtë vit do të do të nënshkruajnë kontratën për fillimin e punimeve në këtë aks rrugor.

Sipas Gjiknurit, Thumana është si Rruga e Arbrit, për të cilën këto ditë do nënshkruhet kontrata dhe do fillojë sepse është negociuar intensivisht këto dy muaj, sepse dhe kontrata ka të bëjë shumë:

 ?Rruga e Arbrit është një rrugë e cila mbase nuk vlen për koncension, është e vërtetë. Pra me pagesë nuk e lan kurrë veten, por ka rëndësi se lidh një ndër krahinat më të mëdha të Shqipërisë, ka pasuri kromi të cilat duhet të transportohen për eksportin, apo uzina përpunuese. E treta, është një projekt i nisur nga qeveria Berisha, e cila hodhi një pjesë të parave, ose të paktën filloi se një pjesë të parave e pagoi kjo qeveri?, është shprehur Gjiknuri.





Lajmet e fundit nga