web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njerëzit janë kundër sloganit të H&M/ Reagon mami i modelit të vogël

13 Janar 2018, 21:10, Aktualitet CNA

Nëna e djalit, i cili u vendos në qendër të vëmendjes, ka dalë në mbrojtje të H&M për bluzën që u cilësua si raciste, duke u thënë njerëzve që ta ?hedhin pas krahëve?.

H&M kërkoi ndjesë pasi reklamoi një bluzë me sloganin ?majmuni më i bukur në xhungël? të veshur nga një fëmijë me ngjyrë. Bluza tani është hequr nga shitja, ndërsa bashkëpunëtorët e H&M përfshirë The Weeknd dhe G-Eazy shkëputën marrëdhënien me markën suedeze.

Nga ana tjetër nëna e modelit nuk shqetësohet fare për bluzën.

Komentet e mamasë së djalit të vogël në Facebook:

?Unë jam nëna e tij dhe kjo është një nga qindra veshjet që im biri modeloi. Është një çështje e panevojshme. Hidheni pas krahëve?.

?Kam qenë në të gjitha fotografitë e tij dhe në këtë. Gjithkush ka të drejtën e mendimit të tyre për këtë?.

?Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse nuk është mënyra ime e të menduarit. Më vjen keq?./CityNews





Lajmet e fundit nga