web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 42 vjeçari

11 Janar 2018, 10:23, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

Ai u arrestua, pasi Gjykata në Firence ka lëshuar një urdhër arresti për 42 vjeçarin, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 10.01.2018 nga shërbimet e  Sektorit të Trafiqeve në D.V.P.Lezhë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit :

-Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”,  “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian./ CityNews

 





Lajmet e fundit nga