web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia e Ramës “Ndjesë pas krimit”/ Ja arsyetimi qesharak i prokurorisë

11 Janar 2018, 12:56, Aktualitet CNA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se drejtësia e tij është si ajo e vrasësit që kërkon ndjesë pas krimit.

Në një dalje për mediat, Vasili theksoi se prokuroria e mbylli çështjen e padisë së LSI-së ndaj Ramës për më pak se dy javë dhe me një arsyetim qesharak.

Petrit Vasili tha se LSI ka ridepizutuar padinë ndaj Edi Ramës në Gjykatën e Lartë për thirrjet e tij gjatë fushatës elektorale, ku i kërkoi policisë të dilte në zgjedhje.

Vasili tha se kërkesa është depozituar, pasi Prokuroia thotë se kryeministri është shfajësuar për këtë deklaratë me një falje ne rrjetet sociale.

?Ne kemi bërë padi ndaj shtetasit Edi Rama ku ai i ka bërë thirrje policisë për të dalë në fushatë. Ne e kemi ridepozituar padinë në Gjykatën e Lartë. Pse e kemi ridepzituar këtë në Gjykatën e Lartë? Pasi Prokuroria e shqyrtoi çështjen në më pak se 2 javë. Prokuroria thotë se lidhur me deklaratën e kryeministrit, ai shfajësohet me një status falje në Facebook?- tha Vasili./ CityNews





Lajmet e fundit nga